Kryesocialisti, në kërkim të alibisë për të justifikuar humbjen Kreu i socialistëve, Edi Rama po përpiqet me çdo mënyrë të gjejë një justifikim të besueshëm para partisë së tij, për humbjen e zgjedhjeve. Dështimi total i politikës së Ramës ka acaruar keq socialistët, të cilët tashmë po përgatiten për ta larguar një herë e mirë Ramën nga drejtimi i partisë. Në tentativë për të sjellë një arsye të fortë para socialistëve, Rama organizoi në Fier një rrëmujë, me pretendimin se po i vidheshin votat dhe mandate, të cilat në të vërtetë nuk i sillnin asnjë dobi për batakun ku ishte zhytur. |
|
Lexoni me shume...
|
 Vendosmëria e kryesocialistit Edi Rama, për të qeverisur i vetëm dhe i i gjithëpushtetshëm dështoi një herë e mirë, edhe pse gjatë një periudhe të konsiderueshme kohore, punoi me pazare të pista dhe lojë të fshehtë kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim. Manovrat e tij politike kundër LSI, tregojnë se ai e ka konsideruar Ilir Metën, si kundërshtarin më të fortë të tij, gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare. Nisur nga përvoja politike e Metës, i cili e ka provuar të qeverisë vendin edhe në kohëra mjaft të vështira, Rama kishte akumuluar një frikë të tejskajshme ndaj tij.Në këtë mënyrë, Rama pranoi të bashkëpunonte me kundërshtarin politik Berisha në miratimin e sistemit proporcional-rajonal, hodhi miliona lekë për të vjedhur votat e LSI si dhe përdori lloje e lloje metodash të tjera anti Metës, vetëm për të nxjerrë jashtë loje këtë të fundit. |
|
Lexoni me shume...
|
PBDNJ, jo koalicionit me Berishën  Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deklaroi se do të mblidhte urgjentisht partinë e tij në një kongres të jashtëzakonshëm për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 28 qershorit dhe situatës ku ndodhet PBDNJ. Kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të bëjë koalicion me parti dhe jo me individë, ku më pas u përfol edhe PBDNJ si parti që mund të kalonte në koalicionin e PD-së. Lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri Berisha se do të bëjë koalicion me parti dhe jo me individë, ku më pas u përfol edhe PBDNJ si parti që mund të kalonte në koalicionin e PD-së, |
|
Lexoni me shume...
|
Kyle Scott: U identifikuan disa shkelje në rregullat e fushatës dhe Kodit Elektoral Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar për zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, por bëjnë thirrje për rregullsi edhe në procesin e numërimit të votave. I Ngarkuari me Pun? i SHBA-ve pran? K?shillit t? P?rhersh?m të OSBE-së, n? Vjen?, Kyle Scott, deklaroi në mbledhjen djeshme se shkeljet e identifikuara nga OSBE gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në vendin tonë, të mos përbëjnë më mangësi për zgjedhjet që pasojnë. |
|
Lexoni me shume...
|
Ky është vazhdimi i intervistës me kolonel, Pëllumb Zaimi. Në pjesën e dytë të intervistës ai thekson faktin se e shikon me shumë dyshim që prokuroria nuk ka hetuar për disa autoritete të larta civile në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët kanë qënë jo vetëm bashkëpunëtorë të afërt të F. Mediut por dhe të të akuzuarve kryesorë të tragjedisë si p.sh. të Ylli Pinarit. Ndër të tjera ai shprehet se zëvendësministrat, Xhuka e Karabina janë dy prej tyre. Sipas Zaimit, këta janë organizatorët e ditë-netëve të pandërprera të festimeve përrallore me rastin e 55- vjetorit të lindjes së sheikut të krimit të organizuar ministror Ylli Pinari, më 21 shkurt 2008, vetëm 22 ditë përpara kasaphanës.Për cilin pozicion e kini më konkretisht fjalën? |
|
Lexoni me shume...
|
ISHP/ Ja sëmundjet që shkaktohen nga ndotja akustike  Zhurmat janë kthyer në gangrenën e qytetarëve të Tiranës. Në kryeqytet ndotja akustike është bërë një nga problemet kryesore që i shqetëson ato gjatë gjithë 24 orëve të një dite. Trafiku i rënduar, zhurmat e lokaleve, restoranteve dhe pube-ve janë shndërruar në refrenin shoqërues të të gjithë banorëve të kryeqytetit. Akoma më shqetësuese kjo situatë bëhet në orët e vona të natës ku lokalet e natës buçasin nga zhurmat e mëdha duke krijuar stres të vazhdueshëm tek këta banorë. |
|
Lexoni me shume...
|
Të pandehurit e kësaj bande akuzohen për një sërë veprash penale Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të “Bandës së Durrësit” vazhdon të zvarritet sërish. Si gjithmonë shkak bëhet mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurve, duke mbajtur kështu “peng” një nga çështjet tepër të mëdha. Dje ishte seanca e 78 ndaj të pandehurve të kësaj bande që vazhdon të zvarritet dhe ende nuk dihet se si do të procedohet me këtë çështje. Vetëm disa prej tyre kanë arritur të zhvillohen. Mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës në sallën e gjyqit, bëhet shkak për shtyrjen e procesit gjyqësor të bandës së Durrësit. |
|
Lexoni me shume...
|
Pranohet të vijnë në KQZ, kutitë e KZAZ-ve 18,19,22 të Fierit  Tre kutitë e KZAZ-së numër 20, të qarkut të Fierit, në të cilat Partia Socialiste ka varur shpresat edhe për 1 deputet, për të cilat simpatizantët e PS dhe kandidatët e kësaj partie kanë protestuar mbrëmjen e së mërkurës, kanë mbërritur ditën e djeshme në Komisionin Qendror Zgjedhor, dhe do të numërohen aty. Mbas bllokimit të numërimit të tyre në KZAZ numër 20 të qarkut të Fierit, KQZ vendosi që këto kuti të transferoheshin në Tiranë për t’u numëruar në KQZ, |
|
Lexoni me shume...
|
Vendimi i KQZ u mor, pasi u bindën të gjitha palët  Mbledhja e radhës së Komisionit Qendror i Zgjedhjeve u karakterizua nga debate të shumta në lidhje me numërimin ose jo të 6 kutive të votimit të bllokuara, KZAZ nr. 39 të qarkut të Lezhës. KQZ ishte në dilemë për të hartuar një vendim, i cili do të përcaktonte mënyrën sesi do të operohet për përmbylljen e tabelës përmbledhëse të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 39, të qarkut në fjalë. Kjo KZAZ në tabelën përmbledhëse të rezultateve, dërguar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, |
|
Lexoni me shume...
|
|
Karroatrecët në kryeqytet janë kthyer si pista me gara makinash. Kohët e fundit vihet re një numër i madh karroatrecësh duke krijuar kështu një biznes të “fshehtë”. Ndërkohë, punonjësit e policisë rrugore, duket se nuk ankohen aspak për trafikun që krijojnë karroatrecët. Në Tiranë vihet re një numri i madh karroatrecësh që presin kush e kush i pari prej tyre të “shkundë” xhepat e ndonjë qytetari që ka parkuar makinën në vendin e gabuar.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
|