BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-lifestyle

Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik

Biçikletat e Shkodrës, një atraksion turistik
Turizëm me biçikleta?! Pse jo. Nisma vjen nga një grup të rinjsh të qytetit me traditën më të konsoliduar të përdorimit të biçikletave: plot 29% çka është ndër më të lartat jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin dhe në Europën Juglindore.
 
Ata mendojnë ta çojnë më tej këtë traditë, duke mos e parë biçikletën vetëm si një mjet transporti në respekt të ambientit, në kohën kur botës po i merret fryma nga gazi karbonik i makinave, por duke e shfrytëzuar këtë trashëgimi të kulturës jomateriale të Shkodrës në funksion të turizmit të qëndrueshëm.
 
Prej kohësh, të rinjtë e “GO2” organizojnë guida turistike me biçikleta, duke e ndërthurur pedalimin me atraksionet e shumta turistike të këtij qyteti. Kështu, grupet e organizuara të pasionantëve vendas e të huaj, thuajse çdo javë kanë pedaluar drejt Kalasë së Drishtit, Kishës së Shirqit, vendbanimit të Mjedës në Kukël, por edhe drejt Velipojës, Shasit, Gajtanit, Jubanit, etj.
 
Ata ia kanë dalë të bëhen koordinatorë të projektit europian Eurovelo, që përbëhet nga 14 korridore rrugore me gjatësi totale prej 70.000 km tej për tej kontinentit të vjetër, duke përfshirë edhe Shqipërinë në rrugën Mesdhetar të këtij projekti të mbështetur fuqishëm nga vetë Komisioni Europian.
 
Këtij qëllimi i shërbyen dy ditët e aktiviteteve të “Turizmit me biçikleta” që GO2 mbajti në Shkodër, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrisë së Kulturës, GIZ-it gjerman, institucioneve më të larta lokale, por edhe të vendeve të rajonit që nuk kanë mundur të përfshihen në Eurovelo, si: Mali i Zi dhe Kosova. Përveç ekspertëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, si z.Genc Metohu, z.Kujtim Onuzi, z.Elton Noti, znj.Saranda Shala dhe z. Gëzim Çoboviç në workshop-in kombëtar u prezantua edhe përvoja daneze e biçikletave, nëpërmjet pjesëmarrjes të z. Jens Erik Larsen, që solli në Shqipëri punën e kompanisë “Frie Fugle” me 32 vjet traditë në këtë drejtim. Nga ky workshop doli edhe rezoluta që do t’u shpërndahet qeverisjeve lokale, institucioneve pjesëmarrëse, Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe shoqërisë civile, një qasje që e rendit Shqipërinë në mesin e 42 vendeve europiane që dinë ta ndërtojnë vetë të ardhmen. 
 
Në të vërtetë “Dita e Biçikletave” mori jetë prej një serie aktivitetesh brenda një ansambli muzeal, si rruga “Gjuhadol” në Shkodër, që synoi përfshirjen e të gjitha moshave, qysh nga fëmijët e kopshteve e deri te të moshuarit e pasionuar pas biçikletave. Ekspozita me foto të Fototekës “Marubi” që dëshmojnë marrëdhënien shekullore të shkodranëve me biçikletën ishte pika kulmore e “Ditës së Biçikletave”. Ndërkaq, për herë të parë në Shkodër u organizua “Critical Mass”, një lëvizje globale për sensibilizimin e komunitetit dhe politikës për të drejtat e pedalimit. Të prirë nga artistë, sportistë e specialistë të fushave të ndryshme, për dy orë, qindra shkodranë vërshuan nëpër rrugë me biçikleta, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” drejt pedonales së Urës së Bunës, për të vazhduar më pas në lagjet e brendshme të qytetit të Shkodrës.
 
Kështu, përveçse lehtësojnë jetën duke mos u bllokuar në trafikun e modernizmit kaotik shqiptar, shkodranët, të cilët besojnë se qyteti i tyre është qendra, atraksioneve unike të turizmit në Shkodër po u shtojnë edhe “dyrrotaken”. Mirësevini pra, në qytetin e biçikletave!
 

Më të lexuarat