BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

aktualitet-politike

PS paralajmëron: KLGJ dhe KLP do të ngrihen edhe pa PD-LSI, nuk negociojmë për ndryshimin e ligjeve dhe Kushtetutës

PS paralajmëron: KLGJ dhe KLP do të ngrihen edhe pa PD-LSI, nuk

Mazhoranca ka paralajmëruar opozitën se nuk do të ketë asnjë kompromis sa i përket çështjes së amendamenteve të propozuara. Vetëm një ditë pas kërkesës së propozuar në Kuvend nga opozita për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar për çështjen e kryeprokurores dhe atë institucioneve të drejtësisë, ka ardhur refuzimi i mazhorancës. Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, Ulsi Manja, njëherësh deputet i PS, dje gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, teksa u pyet mbi propozimet e dorëzuara nga opozita, u shpreh se nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushtetutës. “Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushtetutës së vendit, që e kemi miratuar bashkërisht dhe me vullnet të plotë me 140 vota, aq më tepër kur në këtë proces të reformës në sistemin e drejtësisë, duke filluar që me ndryshimet kushtetuese dhe deri sot, kryetari i mazhorancës e ka bërë të qartë se nuk jemi vetëm”, u shpreh Manja.

Ngritja e KLGJ dhe KLP

Manja u ndal edhe tek çështja e ngritjes së KLP dhe KLGJ, ku tregoi qartë se mazhoranca nuk është e shqetësuar se refuzimi i amendamenteve të opozitës, do të mund të shkaktojë bllokimin e këtyre institucioneve. Sipas Ulsi Manjës, kushtetutëbërësi ka përcaktuar një mekanizëm për zhbllokimin e institucioneve nëse do të ketë një bllokim politik. “Një gjë është e qartë: lidhur me ngritjen e këshillave, Kushtetuta dhe ligji është i qartë, sepse kushtetutëbërësi në momentin e hartimit të këtyre ndryshimeve kushtetuese ka qenë i qartë për të përcaktuar edhe mekanizmin e zhbllokimit, në rast se do të kishte bllokim politik në ngritjen e këtyre këshillave. Procedura është shumë e qartë. Nënkomisioni ad hoc mund ta vazhdojë dhe ta çojë deri në fund punën për ngritjen e këshillave dhe në finale vendimmarrja i takon seancës plenare. Këtë thotë Kushtetuta, këtë e thotë edhe ligji, këtë do të bëjmë edhe ne. Por opozita është e mirëpritur dhe jo vetëm e mirëpritur, madje duhet të vijë të bëjë detyrën që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji. E votuam bashkë atë Kushtetutë dhe të dyja palët e dimë  se në finale kemi detyrim zbatimin e Kushtetutës”, tha ai.

Vendimet e Kushtetueses

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u ndal edhe tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e 5 neneve të reformës në drejtësi. Duke parë se për të miratuar këtë ndryshim ligjor duhen 84 vota dhe mazhoranca nuk i disponon, Manja u shpreh se opozita e ka detyrim votimin, pasi sipas tij, është një shqetësim i Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq Manja tha se edhe nëse opozita nuk voton nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese nuk do e pengojnë punën e KLP dhe KLGJ. “Me lejoni t’ju them se Kuvendi e ka detyrim reflektimin dhe adresimin e vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese në ligjet përkatëse. Unë e thashë që janë ligje, të cilat janë miratuar me shumicë të cilësuar, 84 vota. Sigurisht që jo vetëm do të tentojmë, por edhe opozita e ka detyrim adresimin e vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese në ligjet përkatëse. Të dyja palët në rastin konkret jemi të detyruar të zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pastaj ne do të bëjmë gjithçka, për sa na takon neve si shumicë, ndërsa çështja e vullnetit të opozitës, është çështje e saj, por më lejoni të them që nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese nuk e pengojnë punën e këshillave në momentin kur këta këshilla do të ngrihen, pra nuk e pengojnë”, u shpreh Ulsi Manja./Endri ARIZI