BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
Çifti kurth biznesmenit, i marrin 87 mln lekë, arrestohen
Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Shtator 2014
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh për gjobvënie. Sipas policisë Niko Smaqi dhe Elinela Smaqi i kanë marrë 8.7 milionë lekë një biznesmeni. Niko Smaqi aktualisht është duke vuajtur një dënim për vjedhje me dhunë dhe ishte nën hetim për gjobvënie ndaj të njëjtit person dhe sërish kur ka dalë me leje nga burgu ka shantazhuar biznesenin për t'i marrë sërish lekë.
Mësohet se shtetësja Ilinelda Smaqi 36 vjeçe, nënë e dy fëmijëve ka joshur në vitin 2010 biznesmenin 55 vjeçar me inicialet B.SH, duke krijuar një lidhje me të. Skema ishte e mirëorganizuar, pasi i shoqi e ka kapur me biznesmenin dhe që nga ai moment çifti ka nisur shantazhet ndaj këtij të fundit. Mësohet se që nga 2010 deri në 2012 ky i fundit ka përvetësuar plot 87 milionë lekë nga biznesmeni.
Në 2012 duket se ka pasur pak momente qetësie për biznesmenin e rënë në kurth, pasi Smaqi përfundon në burg për grabitje. Por gjatë 3 muajve të fundit ai ka dalë tre herë me leje nga burgu duke nisur sërish shantazhin ndaj tij. Kësaj herë ai i kërkonte 17 milionë lekë biznesmenit B.SH, ndryshe do shkonte t’i tregonte historinë gruas së tij. Duke mos duruar dot shantazhet biznesmeni e ka denoncuar në polici. Pas përgjimeve grupi i hetimit ka siguruar provat që vërtetojnë shantazhin dhe ka arrestuar çiftin Smaqi.