BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Çipa: Policia sekuestron pronat e një trafikanti, 13650 m2 tokë dhe 8 automjete

Çipa: Policia sekuestron pronat e një trafikanti, 13650 m2 tokë
Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ardian Çipa gjatë një deklarate për mediat ka informuar se janë sekuestruar 13650 m2 tokë dhe 8 automjete, të cilat i përkasin një trafikanti droge. Sipas Cipës, këto prona në emër të shtetasit Aleksander Çavo te cilat kapin vlerën rreth 3 milion Euro, janë vendosur nën sekuestro preventive ditën e sotme, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 30.04.2014.
 
"Pas një hetimi të drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ditën e sotme, në bazë të urdhrit të gjykatës, janë vendosur nën sekuestro preventive rreth 13650 m2 sipërfaqe tokë arë në fshatin Marikaj, si edhe 8 automjete, në pronësi të shtetasit Aleksandër Spiro Çavo, 33 vjeç, akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Shtetasi Aleksandër Çavo është arrestuar në shtator të vitit 2013 në bazë të Urdhër-Arrestit Ndërkombëtar dt.01.07.2013 të Gjykatës së Romës, Itali dhe më pas është ekstraduar në këtë shtet, i kërkuar për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
 
Paralelisht me procesin e ekstradimit, autoritetet shqiptare nisën verifikimet për pasuritë e këtij shtetasi në territorin shqiptar. Nga verifikimet e kryera në kuadër të këtij procedimi nga ana e Prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, ka rezultuar se, në pronësi të shtetasit A. Çavo rezultojnë:
-Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, e ndarë në 8 parcela në fshatin Marikaj.
-Shoqëria “VICTORIA-AL”, shpk, me veprimtari “Import-eksport i paisjeve të sigurisë dhe vëzhgimit e mbrojtjes nga zjarri. Import tregëtim, mirëmbajtjen e paisjeve mjeksore për përdorim shtëpiak(home care) & transport ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qera.
-8 automjetë nga të cilat 5(pesë) Automjete të tonazhit të rëndë për transport ndërkombetar dhe dy autovetura luksoze me targa ZK 2380, TR 3939 M; TR.612 M; TR.4188 K; AA 131 EP; AA 024 IG; mjete të tonazhit të lartë; AA 103 CJ dhe TR6551 T.
 
Këto prona në emër të shtetasit Aleksander Çavo te cilat kapin vleren rreth 3 milion Euro, janë vendosur nën sekuestro preventive ditën e sotme, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 30.04.2014.  Të gjitha faktet e provuara deri tani mbështesin dyshimin se pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, si dhe shoqëria e transportit, janë krijuar mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga aktiviteti kriminal i shtetasit A. Çavo, pra, pasuritë dyshohet të jenë produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer prej tij", deklaroi Çipa.
 
 

Më të lexuarat