BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Gjuha blu”, ja metodat diagnostikuese dhe masat për parandalimin e sëmundjes

“Gjuha blu”, ja metodat diagnostikuese dhe masat për
Ministria e Bujqësisë, në kuadër të monitorimit të situatës epidemike të “gjuhës blu” në kafshët e imta (dele, dhi), ka vënë në dispozicion të fermerëve udhëzuesin mbi këtë sëmundje. Sipas dikasterit të Bujqësisë, në këtë udhëzues fermerët gjejnë informacion se çfarë është kjo sëmundje, cilat janë shenjat klinike të sëmundjes së “gjuhës blu”, cilat janë metodat diagnostikuese të saj, si dhe masat që duhen marrë për parandalimin e sëmundjes. Ky informacion ka qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e fermerëve lidhur me sëmundjen e “gjuhës blu” të rishfaqur në Shqipëri. ““Gjuha blu” është sëmundje vetëm për kafshët dhe nuk prek njeriun. Ajo nuk përhapet në njerëz as me qumësht dhe as me mish”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë. Një sëmundje e ardhur nga Afrika, e cila ka pushtuar të gjithë Ballkanin, gjendet tashmë edhe në Shqipëri. Sëmundja e quajtur “gjuha blu” prek kafshët. Sipas inspektimeve kjo sëmundje nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, por sjell dëme të mëdha në blegtori. 
 
Përhapja 
 
Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë thuhet se “Gjuha blu” është një sëmundje infektive jo ngjitëse virale e dhenve dhe kafshëve të tjera ruminante shtëpiake e të egra, e cila transmetohet nga mushkonjat. “Gjuha blu” është sëmundje e listës së OIE-së, e detyrueshme për deklarim në organet veterinare lokale. Sëmundja është e përhapur në të gjithë kontinentet, përveç Antraktidës. Në vitet e fundit ajo është përhapur gjerësisht në Europë. Rastet e para të sëmundjes në vendin tonë janë raportuar në fund në vitin 1998 në rrethin e Pogradecit dhe pastaj është përhapur pothuajse në të gjithë vendin. Vala e fundit epizootike e “Gjuhës blu” përkon me Gushtin e vitit 2014 e në vazhdim.
 
Sëmundja në kafshë
 
Ministria e Bujqësisë bën me dije se përsa i përket dhenve, sëmundja në këto kafshë manifestohet në forma të lehta, të mesme dhe të rënda. Kafshët e prekura kanë: plagë dhe kore në gojë e fytyrë, enjte të fytyrës, shkumë në buzë dhe jargëzim i shtuar, ënjtje të gjuhës, mavijosje dhe dalja jashtë e saj, mungesë oreksi, humbje peshe, çalime, rënie të prodhimit të qumështit dhe leshit, temperaturë të lartë (40.5 deri 410C). Ngordhjet luhaten nga 0 deri 30% të kafshëve të prekura dhe ndodhin pas ditës së gjashtë të shenjave, ndërsa kafshët barsa mund të dështojnë. Përsa i përket kësaj sëmundjeje tek dhitë, sëmundja përgjithësisht zhvillohet pa shenja klinike, por nëse ajo zhvillohet është e ngjashme me tiparet klinike në dhen. Tek gjedhët sëmundja ka formë të lehtë, por mund të manifestohet klinikisht me këto shenja; plagë dhe kore në gojë e fytyrë, enjte të fytyrës, çalime, humbje peshe, mungesë oreksi, rënie e prodhimit të qumështit, plagë dhe kore në thithat e gjirit, temperaturë të lartë (40.5 deri 410C). Ngordhjet janë të rralla. 
 
Përhapja e sëmundjes
 
Shkaktari i sëmundjes nuk transmetohet nga një kafshë tek tjetra nga kontakti direkt. Transmetimi bëhet me anë të mushkonjave. Shfaqja e sëmundjes varet nga kushtet atmosferike, prania e mushkonjave dhe dendësia e dhenve, dhive dhe gjedhit. Kushtet e përshtatshme për mushkonjat janë temperaturat e ngrohta dhe lagështia. Aktiviteti më i madh i tyre është në mëngjes, afër darkës dhe sidomos pas reshjeve. Karkasat e kafshëve dhe produktet e tyre si mishi, qumështi dhe leshi nuk përhapin sëmundjen. Virusi mbijeton në mjediset e kafshëve në brendësi të mushkonjave.
 
Kontrolli i sëmundjes 
 
Në rastet kur sëmundja shpërthen, strategjia e kontrollit të sëmundjes synon minimizimin e dëmeve ekonomike përmes; kufizimit të lëvizjes së kafshëve të infektuara, izolimit dhe mjekimit të krerëve të prekura, Kontrollit të vektorëve në kafshë dhe mjediset e tyre. Njeriu nuk preket nga sëmundja e gjuhës blu. Mishi dhe qumështi nuk e transmetojnë sëmundjen. Si duhet të veprojë fermeri kur dyshon për sëmundjen? Ministria e Bujqësisë rekomandon që ai menjëherë të njoftojë shërbimin veterinar dhe të bashkëpunojë ngushtë me të. Po ashtu, fermeri duhet të zbatojë me rigorozitet këshillat dhe masat për lëvizjen e kontrolluar të kafshëve, luftimin e mushkonjave, pastrimin e mjediseve dhe asgjësimin e karkasave.
 

Më të lexuarat