Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport
  • Rama mbyll takimin me deputetët e Durrësit dhe Elbasanit, fillon mbledhjen me deputetët e Kukësit dhe Dibrës

Arrestohet Mario Kola në Greqi, vrau 25 vjeçaren greke

 Arrestohet Mario Kola në Greqi, vrau 25 vjeçaren greke

Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e një tjetri të arratisuri nga burgu i Trikalas. Mario Kola është autor i vrasjes së policit grek, që humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës si dhe i 25 vjeçares Katerina Zogali, e cila humbi jetën aksidentalisht gjatë një shkëmbimi armësh mes policisë dhe disa të arratisurve nga burgu.

Burime nga polica bënë me dije se Kola ishte i armatosur me kallashnikov dhe pistoletë "Makarov" dhe ka qëlluar nga dritarja e makinës policinë.

Kola është i përfshirë në arratisjen e disa të burgosurve shqiptarë nga burgu i Trikalës, ngjarje e ndodhur në mars. Policia po kërkon ende katër shqiptarë të arratisur, të cilët nuk janë arrestuar.

Saturday, May 11, 2013 - 21:42
Total votes: 25