BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Artan Hoxha zbardh detajet e bosit turk që drejtonte grupet e heroinës në Shqipëri, lidhjet që kishte në politikë dhe me biznesmenët

Artan Hoxha zbardh detajet e bosit turk që drejtonte grupet e heroinës

Gazetari i Artan Hoxha ka zbardhur sot disa detaje ndaj bosit turk Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge në Shqipëri. 

 "Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.
1998 - Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes.
U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.
Në vitin 2009 Gjykata në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Turgut, që akuzohej për trafik të 1 ton heroinë në drejtim të Gjermanisë. Kishte urdhër kërkimi nga autoritetet belge, austriake, italiane. Njëkohësisht ishte arrestuar më herët edhe në Turqi dhe Azerbajxhan dhe ishte në kërkim.
Zhduket dhe humb cdo gjurmë, flitet që kishte lidhje të forta edhe në Kurdistan, dhe ka përdorur edhe territorin iranian për linjë të trafikut të drogës.
Në 2011, në shkurt, Turgut, e shoqëruar nga një 37-vjecare kurde, ka udhëtuar me avion nga Stambolli në Rinas, dhe është identifikuar me emrin e tij, i është parë statusi dhe menjëherë në listën e të kërkuarve u zbulua që kërkohej nga Gjermania. Është shoqëruar dhe është njoftuar interpol Tirana dhe prokuroria që me kalimin e dosjes në gjykatë, më 21 shkurt të 2011-ës, gjyqtari Kreshnik Omari, e cilësoi të vlefshëm arrestimin dhe e la në masë arresti me burg me qëllim ekstradimin. Këto kanë ndodhur pa u publikuar në media.
Në datën 4 mars 2011, në Gjykatën e Apelit avokati i Turgutit, Koli Bele, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se arrestimi nga qenë i paligjshëm dhe se personi ka probleme shëndetësore, dhe nuk ka rrezik të largohet se ka adresë shtëpie, derisa dosja të vinte nga Gjermania. Treshja e Apelit e drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, e ka vlerësuar kërkesën e avokatit të drejtë, nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit, dhe i ka dhënë arrest shtëpia. Ai ka qëndruar në katin e 8 të një pallati të papërfunduar me një kontratë të një personi me emrin Gjin Pjetri. Dhe ata e kanë lënë në arrest shtëpie me adresën e një pallati që ende ishte në ndërtim, tek Kthesa e Kamzës. Për të ndodhur kjo gjë shumë elementë të botës së krimit, të botës së biznesit, me influenca në politikë, kanë ndërhyrë, dyshohet se është paguar 1 milionë dollarë, dhe sot jemi para faktit që ky shtetas humbi pa nam e nishan.Policia nuk tregoi asnjëherë kujdes për ta mbajtur në mbikëqyrje. Policia shkoi në atë adresë dhe zbuloi që nuk kishte qëndruar kurrë aty, por në hotel. me pasaportën e siguruar nga miqtë e tij në Shqipëri ai u arratis. Ky ka qenë bosi i një sërë grupesh shqiptare që janë marrë me trafikun e heroinës. Kur shkohet në Gjykatën e Lartë dhe kërkohet nga prokurori ndryshimi i masës së sigurisë, më 29 shkurt 2012, ka qëlluar vit i brishtë. Dhe një trup gjykuese e drejtuar nga Gani Dizdari, e ka cilësuar të ligjshëm vendim e Apelit edhe pse Turguti  ishte arratisur një vit më parë. Në atë kohë prokuroria ka hapur një dosje e cila nuk përfundoi kurrë", tha në Report Tv, gazetari investigativ Artan Hoxha.