BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Babagjyshët e TEG pas hekurave, grabitën loton e deputetit Mark Frroku, financat e koncesionarit të Mercedes-Benz

Babagjyshët e TEG pas hekurave, grabitën loton e deputetit Mark
Një vit pas vjedhjes spektakolare në qendrën tregtare, Tirana East Gate, policia ka mundur të zbardhë gjithë skemën si dhe të arrestojë autorët e ngjarjes. Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë me dije se janë arrestuar tre nga autorët e vjedhjes së qendrën tregtare. Sipas policisë grupi përbëhej nga 8 persona me në krye Ilir Kupën, shqiptarin e kërkuar nga shteti helen për arratisje nga burgu dhe një sërë veprash kriminale. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime është bërë me dije se nga 8 anëtarët e këtij grupi kriminal, që dyshohet se ka bërë vjedhjen e qendrës tregtare "Tirana East Gate", 4 janë arrestuar (3 të arrestuar dje, si dhe Ilir Kupa i arrestuar nga policia kohë me parë), 3 persona janë shpallur në kërkim e ndërsa një tjetër, Miljan Elezi 35 vjeç, nga Elbasani është vrarë në Dibër të Madhe, pas një tjetër tentativë grabitjeje të një argjendarie. Veç 9 grabitjeve të dokumentuara nga policia, mësohet se banda e babagjyshëve është përgjegjëse edhe për 4 grabitje të tjera. Këto grabitje dyshohet se janë organizuar nga i arrestuari në janar 2014, Ilir Kupa. Burimet kanë thënë se banda grabiti pikën e basteve sportive të deputetit Mark Frroku. Të drejtuar nga Kupa,  babagjyshët  kanë grabitur dhe një pikë skrapi në Vorë zyrën e financës së koncesionarit të Mercedes-Benz në Tiranë.  
 
Të arrestuarit
 
Policia e Shtetit ka bërë me dije se ditën e djeshme, pas një pune disa mujore të mirëorganizuar me metodat speciale të hetimit, në bashkëpunim ndërmjet Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Dibër, Shkodër dhe Lezhë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “BABAGJYSHËT”. Ndërkohë, sipas policisë mësohet se si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve të rënda kriminale të kryera nga një grup i organizuar kriminal, si dhe arrestimi i 3 prej anëtarëve të këtij grupi. Policia bën me dije se janë vënë në pranga Agustin Sula, 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 23 vjet heqje lirie për veprën penale të vjedhjes me armë me pasojë plagosjen e dy personave në Durrës si dhe i dënuar në Greqi për vjedhje me armë, Hajdar Sefa (Xaka), 30 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për vepra penale ndaj jetës dhe shëndetit dhe Julian Qorushaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në Borizanë të Fushë Krujës, i dënuar më parë për vjedhje.. Ndërkohë një tjetër pjesëtar i grupit, Ilir Kupa, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë në Greqi për vepra të rënda kriminale, është arrestuar më parë nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg prej muajit janar të këtij viti. Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë me dije se nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kupa ka qenë edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal. Ndërsa janë shpallur në kërkim pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal, konkretisht F. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë, D. K., 36 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë, S. K., 31 vjeç, banues në Kurbin.  
 
Grabitja në TEG
 
Supergrabitja në qendrën tregtare ndodhi në 24 dhjetor 2013, rreth orës 17:25 minuta. Katër persona, të veshur si babagjyshë të Vitit të Ri, hynë të armatosur me kallashnikov në qendrën tregtare, duke grabitur një dyqan argjendarie. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë mbushur thasët me bizhuteri dhe u larguan nga vendngjarja, me një automjet të tipit “Benz”. Pak minuta më vonë, autorët e grabitjes e braktisën mjetin në rrugën e Surrelit. Ata i vunë zjarrin dhe u larguan në këmbë, duke përfituar edhe nga errësira. Ngjarja ndodhi në më pak se 3 minuta dhe grabitësit vepruan në qetësi të plotë dhe pa shkaktuar asnjë incident. Xhentila GJOSHI
 

Më të lexuarat