BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Cërrik/ “Policët” dhunojnë dhe grabisin me armë, banesën e pronarit të një karburanti

Cërrik/ “Policët” dhunojnë dhe grabisin me armë,

Një grabitje me armë është regjistruar rreth orës 21:30 të së premtes në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Mollas në Cërrik. Mësohet se katër persona të armatosur, të veshur me uniforma policie dhe me maska në fytyrë kanë grabitur banesën e një pronari të një pike karburanti, duke u prezantuar fillimisht si punonjës policisë dhe më pas kanë goditur me qytën e armës pronarin e saj. Qemal Shabani, 70 vjeç është transportuar në kirurgjinë e Elbasanit si pasojë e goditjes që kishte marrë nga grabitësit. I moshuari ka deklaruar përballë uniformave blu se, 4 persona të armatosur kanë sulmuar karburantin e tij duke mbajtur nën kërcënim e armës rojën në pjesën e jashtme të banesës dhe 3 të tjerë kanë hyrë në brendësi të saj e cila ndodhet ngjitur me karburantit ku nën kërcënimin e kallashnikovit dhe pistoletës i kanë 1550 euro dhe 3 milionë e 300 mijë lekë të vjetra. Po sipas dëshmisë së tij, grabitësit kanë qenë të veshur me uniforma policie dhe të maskuar dhe pasi e kanë goditur me pjesën e pasme të pistoletës, janë larguar me një mjet nga karburanti duke marrë kasafortën bashkë me shumën e parave.

Ngjarja

Pronari i karburantit në fshatin Mollas të Cërrikut i cili mbeti pre e grabitjes nga 4 persona të maskuar dhe të veshur me uniforma policie ka treguar dinamikën e ngjarjes. Në momentin që ndodhi grabitja 70-vjeçari Qemal Shabani ka qenë në banesë me bashkëshorten e tij dhe nuk u ka bërë dot ballë maskave pasi mbeti edhe i plagosur në kokë nga goditjet. “Ishte ora 21:30 e darkës kur katër persona hynë brenda në karburant. Rojen e kishin shtrirë në tokë dhe i kishin marrë celularin. Ndërkohë që kishin thyer derën në krahun e poshtëm dhe futen në shtëpi duke i rënë derës. Bashkëshortja ime u afruar tek dera dhe grabitësit iu drejtuan me fjalët, “hape se jemi policia”. Pasi hynë brenda më qëlluan me qytën e pistoletës në kokë duke më plagosur. Më pas tentova ti gjuaj me një vazo lulesh, por morra një goditje tjetër dhe nuk mbaj mend se çfarë ndodhi pasi humba ndjenjat. Kur u përmenda vura re që grabitësi kishin marrë kasafortën dhe ishin larguar. Janë marrë 1 550 euro dhe 3 milionë 200 mijë lekë të vjetra”, u shpreh 70­vjeçari i dhunuar. Grabitësit pasi kanë marrë shumën e parave janë larguar me një makinë, por roja që ka qenë në pjesën e jashtme të karburantit, nuk ka mundur të identifikojë targën e automjetit. Nga ngjarja ka mbetur i lënduar vetë pronari, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë paraditen e së enjtes, katër persona të maskuar dhe me veshje si ato të policisë, sulmuan me armë 2 blinda që transportonin 2.7 milion euro të një banke të nivelit të dytë drejt aeroportit të Rinasit, duke rrëmbyer shumën lekeve dhe më pas u larguan në drejtim të paditur. Ndërsa mbrëmjen e së premtes, 2 persona të maskuar dhe të armatosur grabiten xhiron ditorë të një supermakteti në rrugën 5 Maji në kryeqytet dhe më pas u larguan me shpejtësi pa lënë asnjë gjurmë. Në të dyja rastet, polica nuk ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar.

Ermal vija