BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Dalin në shesh përgjimet, ja si e transportonte drogën në BE “Escobari i Ballkanit”

Dalin në shesh përgjimet, ja si e transportonte drogën në BE
Klement Balili, i cilësuar si “baroni i drogës” apo ndryshe dhe “Escobari i Ballkanit” sipas asaj që raportojnë mediat greke ka trafikuar në vendet perëndimore qindra tonë hashash dhe dhjetëra kg kokainë.
 
Por si realizohej kjo? Balili, që ndryshe thirrej “Kelly” përdorte kampionë transporti për të fshehur drogën, të cilët i kalonte pa probleme në doganë.
 
Por përveç kësaj rruge, Balili që shërbente për sigurimin e drogës, dërgonte lëndë narkotike në Greqi duke përdorur dhe motoskafë të shpejtësisë së lartë, duke e dërguar fillimisht në ishujt jonianë të Greqisë dhe më pas në vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore, raporton panorama. 
 
Kjo është zbuluar nga përgjimi i telefonatave që kënë kryer autoritetet greke gjatë hetimeve. Gjatë hetimeve gjithashtu është zbuluar se, 44-vjeçari kishte planifikuar të transportonte 60 kg kokainë vetëm pesë ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris, ku terroristët shkaktuan 130 viktima.
 
Në atë kohë, lëvizja nga Belgjika në Itali ishte pezulluar për shkak të masave të rrepta të sigurisë dhe në pikat doganore kontrollohej çdo automjet për të identifikuar xhihadistët e kërkuar. Kjo bëri që transporti i drogës të shtyhej.
 
Në një rast tjetër në prill 2015, grupi i tij u përpoq që të dërgonte kokainë nga Belgjika në Oslo të Norvegjisë përmes një kamioni transporti ndërkombëtar. Por, dërgesa u pezullua për shkak se kamioni ishte më i madh sesa madhësia që lejohej në Norvegji.