BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Djali i ish-policit në Elbasan u vra për një vajzë, autori i krimit shfaqi shenja xhelozie

Djali i ish-policit në Elbasan u vra për një vajzë, autori i
Vrasja e 27-vjeçarit në Elbasan, Fatjon Oçka, të ndodhur mbrëmjen e së shtunës, dyshohet të ketë si shkak një vajzë, pasi autori i krimit ka shfaqur shenja xhelozie për të. 
 
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në lagjen "Beqir Dardha" pranë Unazës Jugore të Elbasanit, ndërsa autori i krimit dyshohet të jetë shtetasi me iniciale O.SH, i cili është shpallur në kërkim.
 
Autori i krimit kishte shfaqur shenja xhelozie për një vajzë dhe i kishte kërkuar Fatjon Ockës të takoheshin për t’u sqaruar. Por i riu, me banim në Cërrik dhe origjinë nga Korça nuk e priste që ky takim do t’i merrte jetën, teksa autori e priste me pistoletë. Pasi e ka qëlluar disa herë me pistoletë, autori ka shfrytëzuar errësirën për t’u larguar me një automjet.
 
I riu, i cili mësohet se ishte djalë i një ish-polici, u gjet në afërsi të një gomisterie, ndërsa banorë të rastësishëm që kanë dëgjuar të shtënat dolën ta ndihmojnë duke e transportuar në spital. Por për të riun nuk ka pasur asnjë shpresë, ndërsa ka gjetur vdekjen në spital. 
 
Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit të krimit dhe zbardhjen e mëtejshme të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.