BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

DPD aksion në 3 pika doganore, parandalohen 3 kamionë me mallra kontrabandë

DPD aksion në 3 pika doganore, parandalohen 3 kamionë me mallra
Strukturat e Specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Kakavijë, Qafë Botë dhe Shkodër, kanë parandaluar tri raste kontrabandë.
 
Operacioni i parë u finalizua në Degën Doganore Kakavijë, ku u bllokua një sasi e konsiderueshme Çizme grash, këpucë dhe konfeksione. Këto mallra po kontrabandoheshin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, me autobusin me targa AA 578 CK, me drejtues mjeti A. Taraj dhe M. Simoni. Vlera e detyrimit doganor shkon ne 20 mijë Euro. 
 
Operacioni i dytë u finalizua në Degën Doganore Qafë Botë,  ku Shtetasi A. Qosja me automjetin e tij tip kamion, me targa AA 663 FR, tentonte të kontrabandonte  1000 dyzina luge ose 12000 copë, mbulesa divani 74 copë, perde 1069 copë ose 3207 metër linear, mbulesa tavoline 604 copë, shalle 410 copë, konfeksione 281 copë.  Vlera e shmangies doganore ishte rreth 35 mijë Euro. 
 
Operacioni i tretë u finalizua në Doganën Shkodër, ku shtetasi Vasil Tahiri me automjetin me targa SH 9022 C, po përpiqej të fshihte pa deklaruar një sasi të konsiderueshme mallrash industriale dhe konfeksione. Vlera e shmangies së detyrimit doganor sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shkon në disa mijëra Euro.Mallrat e sekuestruara nga kontrolli i bërë ishin: 56 palë atlete, 170 kg rroba të reja,  20 palë shapka, 10 çanta, 68 metër katror perde, 2 panele diellore bashkë me bolier, 5 copë friteza, 3 gurë fresibël, 7 piastra flokësh,  32 copë llamba ekonomike, 1 trapan me bateri, 2 copë sharra elektrike. U sekuestruan gjithashtu edhe 3 frigoriferë. Shmangia e detyrimit doganor është 92.665 lekë, ndërsa gjoba për t’u paguar nga subjekti në total është 555.990 lekë.
 
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën me dije opinionin publik se lufta ndaj kontrabandës dhe evazionit fiskal do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë nga ana e autoriteteve doganore.