Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport
  • Nebiaj: Bani po mbahet në ambiente sekrete pa avokat, denoncojmë procedurat që ndiqen ndaj tij
  • Ultimatumi i Nikollës, 50 studentët e transferuar të mjekësisë i rikthehen grevës për uljen e tarifave, fillon montimi i çadrave
  • Akuzat e Doshit, reagon Vasili: Berisha të mos nxitohet, të mos ngrohë vezët e krimit
  • "Misto Mame", 20 persona kërcënojnë hedhjen nga pallati 9-katësh: Ndërtuesi na mashtroi me kontratën
  • Çështja Doshi, Presidenti takim të mbyllur me Kryeprokurorin Llalla, i kërkon zbardhjen e ngjarjes, në fokus atentati ndaj Doshit
  • Legalizimet, Rama në Vlorë: Proces me rëndësi kombëtare, qytetarët hoqën bukën e gojës për të ndërtuar banesat, PD bombardoi situatën
  • Berisha: Rama, xheloz për miqësinë Doshi-Meta
  • Fushë Krujë, shpërthim tritoli pak metra larg Komisariatit

Dy aksidente me pasojë vdekjen brenda pak minutash në vend

Dy aksidente me pasojë vdekjen brenda pak minutash në vend

Qyteti bregdetar i Durrësit është përgjakur nga një tjetër aksident sot. Një aksident automobilistik për fat të keq i ka marrë jetën një katër vjeçari. 19 vjeçari Arbër Buqeza, aksidentoi katër vjeçarin Olti Ndoj. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme në fshatin Fllakë të Durrësit.

Burime nga policia bënë të ditur se fëmija ka vdekur si pasojë e përplasjes nga një automjet. Nga të dhënat e para u mësua se vogëlushi i ka prerë rrugën automjetit. Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i makinës e ka shoqëruar të voglin për në spital, por për shkak të plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Gjithashtu policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në shkakun e këtij aksidenti. Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur po sot në autostradën Levan-Tepelenë, ku një 45 vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. 45 vjeçari po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga një automjet, që po udhëtonte me shpejtësi.

Saturday, June 1, 2013 - 19:06
Total votes: 40