BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Elbasan, deputetët së bashku kundër dhunës në familje

Elbasan, deputetët së bashku kundër dhunës në familje
Një forum diskutimi me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua sot në Elbasan, në kuadër të fushatës së nismuar nga Prezenca e OSBE-së kundër dhunës në familje. Deputetët thanë se ata janë të gjithë bashkë, pavarësisht dallimeve partiake, kur është çështja për të luftuar një plagë të tillë si dhuna në familje, e cila trondit themelet e të drejtave të njeriut. Nënkryetari i Prezencës, Robert Ëilton, i cili hapi takimin, tha se dhuna në familje është një çështje serioze dhe gjithëpërfshirëse.
 
Pyetjeve të gjimnazistëve dhe qytetarëve të Elbasanit iu përgjigjën deputetet Mesila Doda (Kryetare e Aleancës së Grave), Olta Xhaçka (kryetare e nënkomisionit për Çështjet e të Miturve, Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje), Klodiana Spahiu (anëtare e nënkomisionit), si dhe deputetët e Elbasanit Ardian Turku, Evis Kushi dhe Bujar Kllogjeri (gjithashtu anëtar i nënkomisionit).
 
Biseda u përqendrua te shkaqet dhe pasojat e dhunës në familje dhe rrugët për ta minimizuar atë, përfshirë arsimin, ndërgjegjësimin dhe fuqizimin ekonomik të grave.
 
Veprimtaria përmbyllëse e fushatës në Elbasan do të zhvillohet nesër, në orën 9:30, në tendën e fushatës në sheshin “Genscher”. Të pranishëm do të jenë zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së Robert Ëilton, kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe Drejtori i Policisë së Elbasanit, Neritan Nallbati.
 
“Ditët kundër dhunës në familje” organizohen nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë e Elbasanit dhe Policinë e Shtetit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mbështetjes Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet dhe të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim.