Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light air, 1.0 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Durrës, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouthwest, Light breeze, 2.9 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0161 bar

Korçë, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouthwest, Light breeze, 2.9 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0173 bar

Kukës, Albania

08/20/2014 - 11:00

FairSouthwest, Light breeze, 2.6 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0171 bar

Shkodër, Albania

08/20/2014 - 11:00

Partly cloudySouth-southwest, Light breeze, 2.3 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Tirana, Albania

08/20/2014 - 11:00

KlarværVest-sørvest, Svak vind, 1.7 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0161 bar

Vlorë, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouth-southwest, Gentle breeze, 3.5 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0158 bar

Weather forecast from yr.no.

Familja e Arben Frrokut nën përgjim, i vëllai zbulon pajisjen e instaluar prej 2 muajsh në makinë

Familja e Arben Frrokut nën përgjim, i vëllai zbulon pajisjen e instaluar prej 2 muajsh në makinë

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00 vëllai i Arben Frrokut, Mark Frroku është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Shoqërimi i tij erdhi si pasojë e një grindjeje që ndodhi në selinë e partisë Social-demokrate. Mbajtja e tij në ambientet e Drejtorisë së Policisë nuk ka qenë më e gjatë se 30 minuta dhe sipas burimeve nga policia, ndalimi i tij dhe i mjetit të tij, u bë për arsye se dyshohej që mjeti të ishte pa dokumentacion të rregullt. Vetë Frroku ka dhënë një deklaratë për mediat në të cilën gjithçka që po i bëhej e atij, e quante një presion policor. Ndërsa po dje, Mark Frroku ka bërë një tjetër prononcim për median, ku ka akuzuar policinë se po vepron në ndikim të politikës. Sipas vetë Frrokut, policia e ka bërë me qëllim bllokimin e automjetit të tij, për arsye që të mund të rivendoste në të pajisje përgjimi, ashtu siç kishte bërë edhe në kohën kur ndodhi vrasja e krykomisarit Dritan Lamaj. “Pajisjet e përgjimit janë montuar në makinën time, kur është mbajtur nga policia për tre ditë herën e parë. Janë montuar në pjesën e përparme të makinës dhe aty kanë qëndruar për rreth dy muaj. Zbulimi erdhi fare rastësisht. Sa herë binte telefoni ose unë doja të telefonoja jepte një zhurmë. Këto pajisje përgjuese i përkasin policisë. Akoma nuk jam ankuar, por do ta bëj ankesën. Mbrëmë (të hënën) makina ime është marrë dhe është mbajtur me dhunë, vetëm e vetëm për të montuar pajisje të tjera në makinë. Policia të mos përziejë punën e saj me politikën. Të mos përzihet me partinë në pushtet”, deklaroi Mark Frroku. Po ashtu, pas kësaj deklarate ka reaguar edhe avokati mbrojtës i Mark Frrokut i cili pretendon se makina e këtij të fundit nuk ka asnjë mungesë në dokumentacion apo probleme në lidhje me pronësinë, ndaj sipas tij, policia ka bllokuar mjetin pa u bazuar në asnjë argument ligjor. Ai ka pohuar se makina që i përket shtetasit Mark Frroku është blerë konform ligjeve. Gjithashtu, sipas tij, ka dhe një kontratë që provon blerjen e automjetit dhe nuk qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj tij, se makina ka mungesë dokumentacioni apo ka probleme në lidhje me pronësinë. Mark Frroku ka bërë me dije se edhe kur u arrestua vëllai i tij Arben Frroku, ia kanë marrë sërish makinën bashkë me çelësat.

Zanafilla

Mark Frroku është vëllai i Arben Frrokut, autorit të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Frroku u arrestua në Selanik, së bashku me nipin e tij, Jak Jakun, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij. Lamaj ka pasur konflikte për shkak të detyrës me këtë biznesmen dhe me personat me të cilët Frroku ka lidhje farefisnore. Në shtator të vitit të kaluar, 44- vjeçari Frroku ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, pasi sipas tij Lamaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua mbrëmjen e një të diele fare pranë shtëpisë së tij, në zonën e “Vasil Shantos”. Dy persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri armësh automatike mbi 41-vjeçarin Lamaj, i cili është prekur nga 10 plumba. Atentatorët lëviznin me një automjet tip BMË, me ngjyrë gri dhe gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi viktimës, i cili, për nga detyra, ishte i armatosur.

 

Wednesday, May 22, 2013 - 11:26
Total votes: 5