BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Familjarët e Ermal Hoxhës të varfër në llogari bankare, prokuroria zbulon vetëm 1 llogari me 300 mijë lekë

Familjarët e Ermal Hoxhës të varfër në llogari bankare,
Në familjen Hoxha me sa duket mbizotëron varfëria. Pasardhësit e ish-diktatorit Enver Hoxha nuk kanë para në llogaritë e tyre bankare. Kjo është përgjigja e kthyer në prokurori nga agjencia e pastrimit të parave në Ministrinë e Financave. Sipas shkresës zyrtare, mësohet se për 13 pjesëtarë të Ermal Hoxhës është kryer verifikimi pasuror në të gjitha llogaritë bankare të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, si dhe mësohet se të gjithë këta persona edhe pse janë familjarë të ish-diktatori, rezultojnë të varfër.
 
Burime nga prokurori bënë me dije se në këtë shkresë thuhej se llogaria më e majme është e një prej pjesëtarëve të ngushtë të familjes që kishte një shumë deri në tre milionë lekë të vjetra, ku edhe kjo shumë ishte e kursyer. Këto kursime nga familjarët Hoxha, mësohet se varionin nga 200 mijë lekë deri në tre milionë lekë të vjetra, duke përfshirë këtu edhe kredinë që Ermal Hoxha, tashmë i arrestuar nën akuzë të trafikimit të lëndëve narkotike, kishte marrë për rikonstrukturimin e shtëpisë të marrë me qera. Ndërkohë, të njëjtat burime bënë me dije se hipotekat ende nuk kanë sjellë përgjigje në lidhje me pronat që figurojnë në emër të të arrestuarit Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, apo edhe familjarëve të tij të tjerë. Paraprakisht, për disa ditë këto llogari bankare mësohet se janë bllokuar dhe më pas lirua, pasi shumat që dispononin nuk kishin lidhje me trafikun e drogës së bllokuar në Xibrakë. 
 
Ermal Hoxha pa shtëpi, pa para dhe pa makinë
 
Varfëria e të dyshuarit për trafik të lëndëve narkotike Ermal Hoxha, doli në pah edhe më parë, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, ditën kur ndaj tij u dha masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi mbaroi seanca gjyqësore ndaj Hoxhës, avokati i tij doli në një deklaratë për media duke nxjerrë në pah çdo pasuri që Ermali mbizotëronte, por në fakt ajo nuk ishte asgjë. Ai u shpreh se klienti i tij nuk ndodhej në një gjendje të mirë ekonomike, duke e shtyrë atë që të transportonte dy kolumbianët, edhe këta të arrestuar në laborator, por vetëm si taksist për të nxjerrë përfitime ekonomike. Përveç kësaj, ai u shpreh se Ermali nuk e kishte të vetën makinën që dërgonte si taksist dy kolumbianët në vendin e tyre të punës, por ajo ishte e vëllait sepse 40-vjeçari nuk kishte asnjë makinë në pronësi të tij. Fakt tjetër ky që shokoi të gjithë personat që e dëgjuan, sepse askush nuk e kishte menduar që nipi i ish-dikatorit të mos kishte të paktën një makinë të tijën. Po ashtu, Ermal Hoxha rezulton të jetë edhe pa një shtëpi të tijën, çka ka rezultuar se banesa në të cilën ai qëndron te e kishte të marrë me qera dhe se kishte marrë edhe një shumë të konsiderueshme3 parash kredi për ta rikonstrukturuar atë. 
 
Gentian Gjonaj, nën hetim për falsifikim të dokumenteve
 
Ndërkohë, burime nga prokuroria kanë bërë me dije se krahas hetimeve për trafikun e lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, i arrestuari Gentian Gjonaj do të hetohet edhe për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Kjo pasi është sekuestruar kontrata e qerasë së magazinave ku ishte edhe laboratori i drogës, ku rezulton se Aleksandër është një emër fiktiv por që ka fotografinë e të akuzuarit Gentian Gjonaj. Sipas hetimeve, bashkangjitur kontratës së qerasë ndodhen edhe kartat e identitetit të qeradhënësit të arrestuar Kelmend Dalipi dhe një kopje e qeramarrësit Aleksandër Nasufit, por që ka foton e të dyshuarit si njëri nga krerët e organizatës së trafikut të drogës.  Xhentila GJOSHI
 

Më të lexuarat