BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Gjermeni në Burrel, inspekton punimet në qendrën e qytetit

Gjermeni në Burrel, inspekton punimet në qendrën e qytetit
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ditën e sotme, inspektoi zbatimin e projektit të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve i cili po implementohet në qendrën e qytetit të Burrelit.  Ministrja Gjermeni shoqërohej në këtë takim nga Kryetarja e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici, prefekti i qarkut të Dibrës, Melaim Damzi dhe përfaqësues të pushtetit vendor. 
 
“Projekti për rehabilitimin e këtij parku, i finacuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve është i rëndësie të madhe jo vetëm për  t’i dhënë qyetarëve të  Burrelit shërbime më cilësore, por edhe për të nxitur turizmin e kësaj zone”,  deklaroi Ministrja.  
 
Gjermeni foli edhe për  mundësitë e mëdha për zhvillimin e  turizmit në krahinën e Matit  si një treve që ka të gjithë potencialin e nevojshëm për të aplikuar mbi të gjitha turizmin e aventurës duke u kthyer në një destinacion  të preferuar turistik brenda vendit. 
 
 “Kjo krahinë është e bekuar jo vetëm me bukuritë natyrore, por duke shtrytëzuar edhe traditën, mikpritjen, kostumografinë, kulinarinë mund të ktheht në një zonë ku të ketë turistë përgjatë gjithë vitit”, tha Ministrja Gjermeni. 
 
Ky projekt me  vlerë investimi rreth 68 milionë lek,  pritet të përfundojë para afatit të parashikuar,  të marsit 2015. Ai parashikon rehabilitimin e godinave ekzistuese që do të përshtaten sipas funksioneve në projekt, ndërtimin dhe sistemimin e ujrave të bardha dhe të zeza, ndërtimin e fushave sportive, sistemimin e sheshit brenda parkut, ndërtimin e murit rrethues dhe ambienteve çlodhëse për të gjitha moshat. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, e shoqeruar edhe nga kryetarja Farrici, inspektoi punimet  në  bllokun e banimit në lagjen "Pjeter Budi"  dhe rikonstruksionin e fasadave në hyrje të qyteti, dy projekte të financuara nga vetë  Bashkia Burrel.  Vizita vijoi ne mjediset e Bashkise, përkatësisht në Zyren e Turizmit, ku Gjermeni u njoh me projekte që ka hartuar bashkia Burrel për zhvillimin e turizmit në rrethin e Matit.