BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Grabitet me armë marketi në Allias, autori i maskuar merr xhiron ditore

Grabitet  me armë marketi në Allias, autori i maskuar merr xhiron

Një tjetër biznes është grabitur mbrëmjen djeshme në kryeqytet nga një person i maskuar dhe i armatosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 minuta të mbrëmjes së djeshme në Allias, ku një person i armatosur ka kërcënuar arkëtaren e një marketi dhe më pas ka marrë xhiron ditore. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, grabitësi i maskuar, i ka drejtuar armën arkëtares dhe i ka kërkuar paratë e xhiros, të cilat i ka futur në një qese dhe është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së këtij informacion policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se kanë qenë punonjësit e marketit që kanë njoftuar uniformat blu për ngjarjen. Ndërkohë janë ngritur disa postblloqe në zonën ku ndodhi grabitja dhe policia është vënë në kërkim të autorit. Ende nuk dihet shuma e grabitur, ndërkohë që pritet të sekuestrohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të marketit. Po kështu po merret në pyetje edhe arkëtarja për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Ndërkohë policia njoftoi zyrtarisht se, një person i veshur me të zeza e kapuç dhe që dyshohet se mbante armë tip pistoletë ka hyrë në një market dhe ka marrë xhiron ditore dhe më pas është larguar. menjëherë në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pak ditë më parë, mbrëmjen e 10 shkurtit dy persona të maskuar dhe të armatosur grabitën xhiron e një marketi në rrugën 5 Maji në kryeqytet. Policia njoftoi zyrtarisht se, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë marrë xhiron ditore të një supermarketi tek “5 Maji” . Sipas policisë autorët kanë kërcënuar me armë arkëtaren dhe i kanë marrë asaj paratë e xhiros ditore. Pas grabitjes, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur dy biçikleta. Në lidhje me këtë ngjarje policia nuk ka mundur të bëjë identifikimin e autorëve të dyshuar.