BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Greva për tarifat, Këshilli Studentor: Do bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave

Greva për tarifat, Këshilli Studentor: Do bojkotojmë mësimin
Këshilli Studentor në një deklaratë për media tha se mbështet kauzën e studentëve të Universiteteve private të mbyllura, të cilët u transferuan në Universitetet Publike, por me një tarifë më të lartë.
 
Ata kanë lajmëruar se do të bojkotojnë mësimin derisa qeveria të dëgjojë kërkesat e studentëve.
 
“Studentët do të bojkotojnë mësimin dhe do të braktisin provimet derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre”, u shprehen përfaqësues të Këshillit Studentor. 
 
Këshilli Studentor, dënoi ashpër dhunën e policisë për të ndërprerë grevën e urisë. Studentët denoncuan trajtimin çnjerëzor, sipas tyre që iu bë në ambientet e komisariatit.
 
“Greva e urisë, si një e drejtë legjitime, u përdhos sot nga policia dhe qeveria”, thanë në një deklaratë përfaqësues të Këshillit Studentor.
 
Deklarata e plote e Keshillit te Studenteve
 
Ne Këshilli Studentor i Universitetit te Tiranës dhe perfaqesues te këshillave studentore të Universiteteve te tjera jemi këtu sepse jemi shume te tronditur me ngjarjen e mbremshme.
Jemi njohur ne ditet e meparshme me kerkesat e studenteve qe detyroje nje perfaqesi te ketyre te fundit te hyjne ne aktin me te forte te protestes, greven e urise. Sot ne mengjes, si te gjithe qytetaret e ketij vendi kemi pare aktin kriminal dhe cnjerezor te policies se shtetit, qe ne pabesi, nderkohe qe grevistet ishin ne gjum, I kane nxjerre nga greva e urise studentet duke perdorur dhunen dhe presionin psikologjik per te arritur qellimin e tyre, mbylljen e parakohshme te greves se urise.
 
Së pari duam te denojme ne emer te te gjithe studenteve te ketij vendi ate qe ka ndodhur ne oret e para te mengjesit. Greva e urise, forma e vetme qe ju kish mbetur studenteve per te detyruar qeverine te plotesoje kerkesat e tyre te ligjshme, u perdhos sot ne oret e para te mengjesit. Studentet perfunduan ne spitale dhe rajone te policies deri ne mesdite me plage ne trup dhe policia bllokoj deren e ambjenteve te infermjerise qe ata te mos mund te rikthehen ne greve. Greva e urise si forme proteste perben te drejte themelore te cdo njeriut, dhe askush nuk mund te preke te drejtat themelore te studenteve. Ata gjithashtu jane torturuar dhe I jane nenshtruar trajtimit cnjerzor e poshterues ne ambientet e komisariateve. Qeveria  qe duhet te jete e para per te garantuar te drejtat e tyre themelore eshte e para qe I perdhos ato, duke nderprere me dhune greven dhe duke trajtuar ne menyre cnjerzore te rinjte nga uniformat blu.
Po per nje te drejte themelore keta studente u detyruan te hynin ne greve urie. E drejta per arsim ju perdhos studenteve prej qeverise disa here, kur pasi ju nderpreu studimet I detyron qe ata te paguajne disafish ne universitetet publike te vendit, disa fish me shume se gjithe te tjeret.
 
Universitetet publike dhe karta e bolonjes kane nje praktike te qarte, qe per transferimet ngaprivati ne universitetet publike, studentet nuk duhet te paguajne asnje cent me shume se te tjeret. Kjo ka qene praktika e universiteteve publike dhe me heret.  Eshte e pakuptimte pse per keta student dhe vetem vitin e fundit duhet te aplikoheshin tarifa disa fish me te larta dhe rreth 10 here me te larta se tarifat mesatare te universiteteve publike.
 
Ne emer te keshilave studentore dhe te perfaqesuesve te studenteve ne senate akademike te Universiteteve publike deklarojme mbeshtetjen e plote per kerkesat e studenteve te urise dhe duam tju komunikojme mediave se studentet do te bojkotojne ne ditet ne vijim  mesimin dhe do te braktisin provimet deri sa qeveria te plotesoje kerkesat e tyre te drejta.
Jemi me studentet e greves se urise. Do te jemi me ta cdo dite deri ne plotesimin e kerkesave te tyre.