BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Hetime për shitjen e ilaçeve në farmaci, Beqja denoncon mjekët për receta klienteliste

Hetime për shitjen e ilaçeve në farmaci, Beqja denoncon
Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar hetime mbi procedurat e tregtimit të barnave në Qarkun e Tiranës, gjatë periudhës Prill - Qershor të këtij viti. Nga këto hetime është konstatuar se, mjekët e shërbimit parësor abuzojnë qëllimisht duke i orientuar pacientët drejt barnave më të shtrenjta dhe që shpesh herë janë jashtë listës së rimbursimit. Teksa ka denoncuar disa raste konkrete mjekësh abuzues, ministri i shëndetësisë, Ilir Beqja, ka kërkuar që kjo situatë të marrë fund, duke paralajmëruar ndëshkime të shumta ndaj stafit shëndetësor. Ndërsa kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, ka kritikuar bashkëpunimin e mjekëve me farmacistët, të cilët orientojnë pacientët ndaj subjekteve tregtare të këtyre të fundit, duke shkelur rregullat e konkurrencës së ndershme. Abuzimet e shumta janë vërejtur dhe në dokumentacionin përkatës të lëshimit të kempit për pacientët, ku në kartela është përcaktuar trajtimi i dy sëmundjeve të ndryshme. Sipas ligjit, shteti rimburson vetëm sëmundjen bazë, ndërsa abuzimi është i gjerë duke kërkuar rimbursim të sëmundjeve që shpeshherë nuk kanë lidhje me njëra – tjetrën.
 
Abuzimet e mjekëve 
 
Një ditë pas deklaratës së kryeministrit për të ndëshkuar çdo mjek, që përshkruan receta klienteliste dhe me adresa të përcaktuara të farmacive, ku pacienti duhet të drejtohet për të blerë barnat, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka dalë me raste konkrete për abuzime të tilla në sistemin shëndetësor. Beqja ka denoncuar kështu mjekë me inicialet përkatëse në Qendrën Shëndetësore nr 4, pranë Dispanserisë së Tiranës, dhe në Qendrën Shëndetësore nr 1 në Shkozë. “Kemi një mjek me emrin E. N., që punon te Poliklinika Nr.4. Në 55% të recetave të lëshuara ka lëshuar vetëm alternativën më të shtrenjtë. Dhe na rezulton që sasia e të gjitha recetave që lëshon ky mjek, në 94% të rasteve përfundojnë vetëm te farmacia NEK. Mjeku B. T. në Shkozë, gjithë recetat e tij përfundojnë te farmacia GENI & LORI, 80%, edhe pse Shkoza ka 10 farmaci. Fillimisht po ju tregojmë që duhet të filloni ju vetë të vetëpastroheni dhe të vetërregulloheni. Informacioni është aty, nuk mund t’i shmanget më askush”, u shpreh Beqja. Duke folur para mjekëve të shërbimit parësor, ministri i Shëndetësisë bëri me dije rezultatin për analizën e detajuar për abuzimin me recetat e lëshuara, për barnat e rimbursuara vetëm në Tiranë, por monitorimi po kryhet për të gjithë zinxhirin mjek-farmacist edhe në rrethe të tjera, ku fenomeni është edhe më i përhapur. “Nuk do të lejohet askush të abuzojë, duke dhënë mbidozë të medikamenteve, orientim drejt barnave të shtrenjta dhe farmacinë ku duhet blerë bari”, theksoi ministri i Shëndetësisë.
 
Ndërkohë, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, bëri me dije kallëzimet penale për 6 raste, ku pjesë e abuzimit në një rast është bërë dhe pacienti. “Dy mjekë, njëri i Bathores dhe tjetri i Paskuqanit, në bashkëpunim me dy pacientët e tyre, janë dërguar në Prokurori me kallëzimin për falsifikim dhe shpërdorim, dy të parët, ndërsa pacientët vetëm për falsifikim. Mjekët dhe pacientët, në mënyrë abuzive, merrnin dy preparate të shtrenjta, të regjistruara në dy zona apo fshatra të Tiranës, duke ndarë lekët njëri me tjetrin, dhe duke i hequr të drejtën e trajtimit një pacienti tjetër. Te kallëzimi në Prokurori për shpërdorim detyre të një drejtori në ISKSH, të një drejtori spitali, të një depoje farmaceutike dhe të një mjeku nga Ballshi. Këto janë 6 rastet që nga Fondi janë kallëzuar në Prokurori dhe ndaj të cilëve verdikti do të jepet nga Prokuroria”, deklaroi Astrit Beci. Sipas tij, të gjitha rastet e konstatuara me shkelje te ligjit do të çohen në Prokurori, qofshin këta mjekë apo farmacistë, por edhe pacientë të cilët në disa raste kanë rezultuar se janë bërë pale më bluzat e bardha.