BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Imzot Rrok Mirdita: Shqiptarët, shembull të harmonisë fetare

Imzot Rrok Mirdita: Shqiptarët, shembull të harmonisë fetare
Imzot Rrok Mirdita në fjalën e tij në Katedralen e  “Shën Palit” për kremtimin e lutjes së Mbramënores  deklaroi se jemi një kishë e lashtë sa vetë krishterimi. Po rilindim nga persekutimi ateist. Shprehim mirënjohje për vëmendjen e Papa Françeskut. Shqiptarët janë shembull i harmonisë fetare. 
 
"Jemi këtu, së bashku me Ju, në praninë e Zotit, e ngushëllohemi duke e ndjerë veten popull i Hyjit, popull i shikuar me dashuri e i prirë nga Shpirti i të Ngjallurit. Jemi këtu, në praninë Tuaj, praninë e Pasardhësit të Shën Pjetrit, me mendje të hapur e zemër të gatshme për të dëgjuar fjalë ngushëllimi, korrigjimi, drejtimi. Jemi Kishë e lashtë, me zanafillë apostolike, e një kombi, gjithnjë në kufi të perandorive të kësaj bote. Mjafton të mendohet se në mijëvjeçarin e parë nëpër Shqipëri kalonte vija e kufirit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të krishterë, ndërsa në mijëvjeçarin e dytë, ajo ndërmjet Perandorisë Otomane e Perëndimit. Kufiri i fundmë dramatik ishte ai i shekullit të kaluar, që ndau bllokun e vendeve komuniste nga pjesa tjetër e Evropës. Identitetin tonë si Kishë kufiri nuk e shprehëm përmes krijimit të mendimit teologjik, por përmes flijimit e martirizmit. Martirizimi është tipar i përhershëm i jetës së Kishës sonë, që nga shekulli i parë e deri më sot. Shumë nga bijtë e trojeve tona rrokën kryqin e Birit të Hyjit e, me besim të gjallë në ringjalljen, dhuruan jetën, duke përvijuar kështu, udhën më fisnike të dialogut. Lidhja e pandarë me Krishtin nuk i pengoi shqiptarët të takohen, si vëllezër, me besimtarë të feve të tjera e edhe me ata, që nuk besojnë. Sa më shumë u lidhën bijtë e Kishës me Krishtin, aq më shumë u lidhën edhe me të tjerët, duke dhuruar gjithçka patën, deri jetën.
 
Paqja e harmonia ndërfetare, që kemi arritur në Shqipëri, është fryt i fljimit të themeluar mbi fenë e, njëkohësisht, dëshmi e fuqishme e dashurisë, që të bën për vete.  Po, jemi Kishë e lashtë, sa vetë krishterimi, por edhe Kishë e re. Jo vetëm për shkak të përtëritjes, që Shpirti i Shenjtë dikon në çdo Kishë, por edhe pse po rilindim nga asgjësimi i persekutimit ateist. Vetë kjo katedrale, e shuguruar para dymbëdhjetë vjetësh, pa të lindin nga gurra e pagëzimit mijëra të krishterë të rinj. Jemi Kishë, që Shpirti i Zotit e mblodhi nga të katër anët, duke sjellë këtu misionarë bujarë nga  vende të ndryshme të botës, që ndihmojnë për rilindjen e Kishës vendase. Kështu, si Kishë e lashtë dhe e re, përplot me lumninë e martirëve, por edhe me vetëdijen e kufizimeve të veta, u mblodhëm para Jush, Atë i Shenjtë, me dashurinë e pakufishme, që ushqejmë për Papën e me mirënjohjen e thellë për vëmendjen që Papa na kushton e për të cilën kemi vërtet nevojë.
 
Vizita historike e Gjon Palit II, në vitin 1993, e prania e Shenjtërisë Suaj sot, mes nesh, janë shenjat më shprehëse të dashurisë së Papës për Kishën tonë e për Vendin tonë, dashuri, që nuk na mungoi kurrë në rrjedhë shekujsh. Jam i sigurt se martirët shqiptarë, lumnimin e të cilëve e presim sa më shpejt, njëherësh me Nënë Terezën, me Shën Gjon Palin II e me tre ipeshkvijtë e shuguruar së bashku, njëzet e një vjet më parë,  galdojnë me ne nga qielli,  në këtë ditë të madhe gëzimi e feste. Me këtë dritare të hapur në qiell, që më duket se e plotëson paraqitjen e shkurtër të realitetit tonë, dëshirojmë t’i dëgjojmë Fjalët Tuaja, forcën e dhe ëmbëlsinë e të cilave e njohim mirë. Duam t’Ju dëgjojmë, Atë i Shenjtë, me mirënjohjen e thellë, që Ju e ngjallët në shpirtin tonë gjatë gjithë shërbesës Suaj, me gëzimin e pashoq, që sillni me këtë vizitë e me vullnetin e patundur për të ndjekur udhën, që Shpirti i Shenjtë do të na tregojë përmes udhëheqjes Suaj prej ati e bariu", u shpreh Imzot Rrok Mirdita.