BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ja procedurat për njësimin e diplomave, studentët nga trojet shqiptare 2 ditë afat për dorëzimin e dokumenteve

Ja procedurat për njësimin e diplomave, studentët nga trojet
Ministria e Arsimit ka publikuar procedurat dhe afatet për studentët që janë të interesuar të regjistrohen në institucionet e arsimit të lartë. Studentët nga trojet shqiptare kanë 2 ditë afat për të sjellë dokumentacionin përkatës, në mënyrë që të regjistrohen në universitet që duan të ndjekin. Ministria e Arsimit ka njoftuar se afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 28 gusht 2018. “Në vijim të procedurave të kërkuara për njësimin e diplomave, si dhe për të përfunduar njësimin e tyre në mënyrë që të respektohen afatet e regjistrimeve në institucionet e arsimit të lartë, lutemi që shtetasit të sjellin pranë komisionit në MAS dokumentacionin përkatës jo më vone se data 28 gusht 2014, ora 14:00. Procedura e dorëzimit dhe e tërheqjes së dokumentacionit do të jetë individuale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Po ashtu, Ministria ka njoftuar se dokumenti i njësimit, që do të dorëzohet në institutet e arsimit të lartë përkatëse, do të tërhiqet në MAS në përfundim të procesit, duke filluar nga data 4 – 8 shtator 2014, nga ora 9:00- 16:00 pranë zyrës së pritjes së publikut në MAS.
 
Dokumentet e plota
 
Ministria e Arsimit ka nënvizuar që dokumentet të jenë të plota dhe të pasqyrojnë qartë arritjet e maturës shtetërore në shtetin përkatës. Aplikantët nga Kosova duhet të kenë domosdoshmërisht me vete vërtetimin mbi pikët e arritura në Provimin e Maturës Shtetërore, duke pasqyruar pikët e kandidatit dhe pikët maksimale të provimit. Po ashtu, Ministria e Arsimit ka dhënë edhe numrat e telefonit, që studentët nga trojet shqiptare të mund të sqarohen: +355 4 22232455 dhe; +355 4 2227300. Këtë vit akademik do të ketë një dyndje të studentëve drejt institucioneve të arsimit të lartë shtetëror, pas mbylljes së 38 universiteteve private. Parashikohet se shumë student do të mbeten jashtë dyerve të arsimit të lartë, pasi universitetet private gjatë regjistrimit të studentëve nuk e kishin si kriter mesataren. Megjithatë, studentët e universiteteve private që kanë qenë në periudhë mësimore, do të transferohen në ato shtetërore. Tri do të jenë dokumentet kryesore që duhet të marrin studentët: vërtetimi i çregjistrimit nga universiteti përkatës, programi mësimor (ku të përfshihen lëndët që ka bërë mësim si dhe kreditet përkatëse), si dhe lista e notave. Këto janë dokumente që kërkohen në çdo rast kur kryhet transferimi i studimeve. Por nëse do të kërkohen dokumente të tjera, ato do të përcaktohen nga udhëzimi i MAS, që pritet të dalë javën që vjen. Ndërsa për kriteret që do të ndiqen për transferimin e studimeve, do të bëhet kontrolli i të dhënave të çdo studenti, mesatarja, kreditet, përputhshmëria e programit. Prioritet i MAS-it do të jetë transferimi i këtyre studentëve në universitetet publike, me përjashtim të rasteve të studentëve që dëshirojnë të ndjekin studimet në një tjetër universitet privat. 
 

Më të lexuarat