Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-southeast, Light breeze, 1.9 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Durrës, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-southeast, Light breeze, 2.4 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0151 bar

Korçë, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyNorth, Light air, 1.5 m/s15°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0193 bar

Kukës, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast, Light air, 1.2 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0198 bar

Shkodër, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyNorth-northeast, Light breeze, 2.2 m/s23°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0159 bar

Tirana, Albania

06/09/2014 - 23:00

KlarværØst, Svak vind, 1.8 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0156 bar

Vlorë, Albania

06/09/2014 - 23:00

Clear skyEast-northeast, Light breeze, 2.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0150 bar

Weather forecast from yr.no.

Klani i trafikut të armëve Berisha-Imami, shkarkojnë Zv/Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Sandër Lleshi dhe dy gjeneralë të tjerë

Klani i trafikut të armëve Berisha-Imami, shkarkojnë Zv/Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Sandër Lleshi dhe dy gjeneralë të tjerë

Historikisht në Shqipëri, fati i gjeneralëve të ushtrisë, sidomos në 70 vitet e fundit ka qenë “objekt” i shefave të krerëve të lartë të politikës e të pushtetit, duke u graduar, emëruar, shkarkuar, dënuar e pushkatuar sipas interesave të dukshme dhe të padukshme, të atyre që kanë komanduar dhe po komandojnë këtë vend. Këtë “fat”, pësoi 5 ditë më parë dhe Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Gjeneral Sandër Lleshi. Është një ushtarak modern, i njohur si figurë e kompletuar profesionalisht dhe me integritet moral, i pakompromentuar prej aferave të kupolës politike të ushtrisë dhe pushtet-familjes “Berisha”. I emëruar prej ish-presidentit Bamir Topi, si Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, në vitin 2010, që prej mëngjesit të ditës së premte, datë 24 maj 2013, gjeneral Sandër Lleshi nuk është më në këtë post të lartë të ushtrisë shqiptare, mbasi është shkarkuar befasisht nga kjo detyrë.

Shkarkimi i gjeneral Sandër Lleshit, urdhër i Sali Berishës pas “konsultimeve” me Imamin

Ndërsa ditën e premte, datë 24 maj 2013, si zakonisht gjeneral Sandër Lleshi ka shkuar në zyrën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Xhemal Gjunkshi, ai që e ka thirrur atë në zyrë dhe i ka komunikuar largimin nga detyra. Gjenerali i shkarkuar Sandër Lleshi, është befasuar prej urdhrit të shefit të tij Gjunkshi, për të dorëzuar “çelësat”, mbasi nuk ka pasur më parë asnjë sinjal për këtë largim nga detyra. Gjeneral Lleshi, ka kërkuar shpjegime prej shefit të tij, por nuk i është dhënë asnjë “germë” shpjegim për motivin e shkarkimit, veçse i është bërë me dije, largimi i menjëhershëm nga posti i tij. Sipas burimeve tona, shkarkimi i Zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Sandër Lleshi, ka qenë urdhër i lëshuar prej kryeministrit Sali Berisha, mbështetur në preferencat e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, pas “konsultimeve” që Berisha-Imami kanë bërë së bashku, në lidhje me qëndrimet e Gjeneral Lleshit, në lidhje me shumë “zhvillime” që kanë ndodhur dhe po ndodhin vitin e fundit brenda ushtrisë shqiptare, të iniciuara prej ministrit Arben Imami, me “bekimin” e Sali Berishës. Po sipas burimeve tona, shkarkimi nuk është bërë për shkak të paaftësisë profesionale e drejtuese të Gjeneral Lleshit, gjatë ushtrimit të detyrës si Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, por për shkak të mos përfshirjes dhe kundërshtimit prej tij, të pranimit qoftë edhe në heshtje, të aferave korruptive me pronat e ushtrisë, me emërim-shkarkimet e ushtarakëve të lartë, me tenderët, me përgjimet e opozitës, deputetëve e drejtuesve të medieve dhe të trafiqeve të armëve e municioneve, me vendet që kanë qenë ose janë në luftë e në diktatura si Iraku, Libia, Tunizia, Egjipti, Siria, Irani, Serbia, Azerbajxhani, Rusia etj, me të cilat Sali Berisha, klanet dhe familja e tij kanë zhvilluar e po zhvillojnë intensivisht “biznese” armësh e municionesh. Edhe pse nuk është dhënë asnjë shpjegim për këtë shkarkim të gjeneral Lleshit, burimet e gazetës “SOT” brenda kupolës së ushtrisë “Berisha-Imami”, konfirmojnë se shkarkimi i tij, ka si motiv të vetëm dyshimin se Lleshi është personi që ka ‘furnizuar” PS me informacione dhe prova dokumentare në lidhje me trafikun e armëve dhe shitjen mafioze të pronave të ushtrisë prej Imamit, për llogari të familjes dhe klaneve “Berisha”, gjë e cila siç thuhet nga burimet tona, është zbuluar pas përgjimeve që i janë bërë prej 2 vitesh gjeneral Sandër Lleshit, prej Shërbimit Informativ të Ushtrisë (SHIU), me urdhër të Berishës e Imamit.

Ditën e hënë, gjeneral Sandër Lleshi piu “kafen e lamtumirës” me vartësit

Ndërsa ditën e premte Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, mori “mandatën” e shkarkimit prej shefit të tij Xhemal Gjunkshi, lëshuar prej “gjeneralit” të Shqipërisë Sali Berisha dhe prej shefit të trafikut të armëve e aferave korruptive në ushtri, gjeneralit të vitit 1997 Arben Imami, ditën e hënë paradite, ai u pa përsëri në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Pa uniformën e gjeneralit, me të cilën paraqitej çdo ditë në zyrat e shtabit, por i veshur civil, gjeneral Lleshi mblodhi vartësit e tij drejtorë, kolonelë e gjeneralë, për t’i njoftuar për largimin nga detyra, gjë të cilën përveç shefit të tij, gjeneral Gjunkshit nuk e dinte askush tjetër. Motivi i takimit me vartësit e tij, ishte “pirja e kafesë” së lamtumirës me ta, duke u kërkuar të respektojnë punën profesionalisht e moralisht. Të vetmit që kanë munguar në këtë “ceremoni” private të “lamtumirës” së Lleshit ishin ministri Imami dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi. Ndërkohë, vartësit e kanë përcjell me nderime ish-shefin e tyre, por të shtangur nga vendimi i papritur, mbasi nuk kishin asnjë dijeni. Zyra e gjeneral Lleshit, vazhdon të jetë e mbyllur, madje sipas burimeve tona, i është ndërruar brave dhe mbahet nën kontroll, ndërkohë që vet gjeneral Lleshi nuk ka kërkuar të “marrë ndonjë gjë private” prej zyrës, gjë që tregon se nuk ka patur “siklete”, shkak për të çilin edhe e ka bllokuar zyrën ministri Imami, me dyshimin se mbase gjen “gjëra kompromentuese” në tavolinën dhe sirtarët e tij. Një nga motivet e shkarkimit, thuhet se është edhe fakti, që gjeneral Lleshi është përfolur si kandidat i opozitës për deputet i PS, në zgjedhjet e 23 qershorit 20133 dhe për këtë shkak, klani Berisha-Imami e kanë cilësuar si “agjent” të Edi Ramës.

Shkarkohen edhe komandanti i Forcave Ajrore dhe komandanti i Mbështetjes Rajonale

“Fshesa” Berisha-Imami ndaj gjeneralëve e drejtuesve të lartë të ushtrisë, ka spastruar dhe dy gjeneralë të njohur të forcave të armatosura. Ka qenë Shefi i Shtabit të Ushtrisë Gjeneral Xhemal Gjunkshi, që ashtu si Sandër Lleshin, ka thirrur dhe dy gjeneralë të tjerë dhe i ka shkarkuar. Njëri është Dhori Spirollari, Komandant i Forcave Ajrore Shqiptare, duke i komunikuar largimin nga detyra. Po kështu, fill pas tij, ka thirrur dhe i ka njoftuar shkarkimin nga detyra edhe gjeneral Abaz Lleshit, Komandant i Forcës Mbështetëse Rajonale të Ushtrisë Shqiptare. Të dy këta gjeneralë, nuk kanë marrë asnjë shpjegim për motivin e shkarkimit, por kanë marrë vetëm urdhrin verbal me gojë dhe janë urdhëruar të dorëzojnë “çelësat”. Të dy gjeneralët janë thirrur në një ditë me gjeneral Sandër Lleshin dhe janë shkarkuar po në atë ditë. Tashmë, ata nuk janë më në detyrat e tyre, ndërkohë që nuk po flitet ende për një zëvendësim dhe për asnjë motiv të largimit nga detyra. Sipas burimeve tona, thuhet, se ata janë “piketuar” prej kohësh prej kryeministrit Berisha, ndikuar prej interesave të klaneve që veprojnë në linjën e trafiqeve dhe aferave korruptive brenda ushtrisë, që kanë lidhje me kupolën e ushtrisë e të qeverisë “Berisha”. Edhe pse janë bërë tre shkarkime gjeneralësh e drejtuesish të lartë të ushtrisë, asnjë reagim nuk ka nga Presidenca e Republikës, institucioni i vetëm kushtetues që ka të drejtën e dekretimit për shkarkimin e tyre, gjë që tregon se presidenti kukull Bujar Nishani, hesht duke aprovuar lojën e kryeministrit Sali Berisha me emërim-shkarkimet e gjeneralëve. Nuk dimë nëse presidenti Nishani është pjesë e lojës dhe pazareve të dyshesh së trafiqeve të armëve Berisha-Imami që largojnë dhe gradojnë ata që duan në ushtri, por dimë faktin tre gjeneralët janë shkarkuar prej Imamit, kur ligjërisht këtë të drejt e ka vetëm Presidenti Republikës dhe pa dekretin e tij ata nuk duhet të dorëzojnë çelësat, paçka se Imami mund të ketë bërë propozim. Sipas informacionit tonë, në tavolinën e Nishanit, nuk ka asnjë propozim të ministrit Imami. Ndoshta e bëjnë pasi të sajojnë motivin e shkarkimit të tre gjeneralëve.  
 
Në 2011, Imami shkarkoi Komandantin e Forcës Detare, “pengonte” Paktin Detar me grekët

Në datën 16 dhjetor 2011, ministri i Mbrojtjes Arben Imami shkarkoi nga detyra Komandantin e Forcës Detare Shqiptare, Kundëradmiral Kudret Çelën. Në vend të tij, ministri Arben Imami, në datën 23 janar 2012 emëroi si komandant të Forcës Detare, Kapitenin e Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpanin. Sipas burimeve nga brenda Ministrisë së Mbrojtjes, pas “hetimesh” private të kryeministrit Berisha, rezultonte se komandant Kudret Çela “ishte pengesë” për realizimin faktik të Paktit Detar, të bërë prej kryeministrit Sali Berisha, me Greqinë. Ndaj dhe u gjet “i besuari”, që do të bëhej “urë kalimi” për të lejuar sondat detare greke, të futeshin lirshëm për kërkime brenda ‘hartës” detare që u fali kryeministri Sali Berisha. Pa bërë komente, po kujtojmë 4 realitete tronditëse e antikombëtare, që kanë ndodhur e po ndodhin aktualisht prej Komandës së Lartë Detare, prej qeverisë shqiptare në lidhje me ujërat detare jugore shqiptare. Deri në datën 16 dhjetor 2011, kur komandant i Forcës Detare Shqiptare ishte “i pabesueshmi” Kudret Çela, asnjë anije apo e barkë greke, as nuk tentoi të futej e ko më, të futej dhe niste kërkime nafte në ujërat jugore detare shqiptare, në hapësirën që kryeministri Berisha u fali grekëve, por që Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi si “Pakt antikushtetues e antikombëtar”. Vetëm 44 ditë, pasi Komandant i Forcës Detare Shqiptare u emërua “i besuari i kryeministrit” Ferdinand Kreshpani dhe konkretisht në orën 24 e 11 minuta të 9 marsit shkurtit 2012, (sipas raportit të shërbimit kufitar detar), roja bregdetare shqiptare njoftoi qendrën e Forcës Detare, Qendrën e Kufirit, Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Xhemal Gjunkshi, se në ujërat detare jugore shqiptare, kishin e hyrë dhe po “ankoroheshin” 3 anije greke, nga të çilat 2 anije ishin ushtarake dhe 1 anije ishte civile, pajisur me teknologji kërkimesh nënujore.

Gjeneral Sandër LLeshi, i propozuar nga Kadare, për President Republike

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, propozoi emrin e Sandër Lleshit, për postin e Presidentit të Republikës. Këtë propozim Kadare e shpjegoi kështu: “Më ka bërë përshtypje jo vetëm formimi i tij solid e profesional gjermanik, por edhe kultura e përgjithshme. Pjesëmarrja dinjitoze e tij në një polemikë me karakter historiko-filozofik për strategjinë ushtarake shqiptare të Mesjetës ka qenë një nga shembujt. Për sa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit. Për Presidentin e një Shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi. Ashtu duket. Nuk ka klishe detyruese për këtë. Shpesh dëgjohen mendime: s’na duhen filozofët për President, s’na duhen ushtarakët etj. Në këtë rast do të bëhej fjalë për një nga shefat më të lartë të Ushtrisë së sotme shqiptare, pjesëmarrëse e Aleancës Atlantike. Dihet se kjo Aleancë nuk është vetëm ushtarake. Anëtarësia në të është këmba jonë e sigurt në Evropë, pra përkon me aspiratën evropiane”.

Ja formimi i Gjeneral Sandër Lleshi

Gjeneral Brigade, Sandër Lleshi, mban prej vitit 2010 postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në periudhën 1996- 2000, gjeneral Lleshi ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjera, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”. Në vitet 2003-2006 ka shërbyer si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani. Sa i takon arsimit të tij në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinë Ushtarake. Nga viti 1994 deri në 1999 ka kryer një sërë kursesh, si ai i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani. Në 2008-n, gjeneral Lleshi ka përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George Ç. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani; Ndërsa në 2011-ën përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA. Nga: Përparim Halili

 

Wednesday, May 29, 2013 - 11:04
Total votes: 15