BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Kodheli inspekton stërvitjen e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë në rajonin e Zall-Dajtit

Kodheli inspekton stërvitjen e Batalionit të Dytë të
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruara nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe komandanti Forcave Tokësore gjeneralmajor Zyber Dushku, ka inspektuar stërvitjen që po zhvillon Batalioni i Dytë i Këmbësorisë (b2k) i Forcës Tokësore në rajonin e Zall-Dajtit. 
 
Ministrja Kodheli, pasi ka ndjekur nga afër stërvitjen dhe është takuar me trupat pjesëmarrëse, i ka falënderuar ato për arritjet gjatë zhvillimit të kësaj stërvitjeje ushtarake, çka vërteton edhe një herë më së miri përgatitjen tuaj, gatishmërinë tuaj dhe besimin që ju keni tek puna që ju bëni. Ju jeni të denjë, ka vijuar më tej znj. Kodheli, për të përmbushur detyrën tonë sa kushtetuese aq edhe fisnike të mbrojtjes së vendit, territorit të Shqipërisë, sigurinë e qytetarëve, të familjeve tona dhe padyshim edhe sigurinë jashtë kufijve të vendit. Gjithashtu, ajo ka falënderuar të gjithë stafin drejtues dhe mbështetës për suksesin e mbërritur në këtë operacion stërvitor. “Unë uroj dhe shpresoj që edhe në të tjera stërvitje si kjo, ne do të vazhdojmë të dëshmojmë që jemi të denjë të mbrojmë devizën tonë dhe ta ngremë lart betimin tonë që kemi bërë përpara vendit, popullit dhe para vetes sonë”, është shprehur ministrja e Mbrojtjes Kodheli..  
 
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është testimi i  kapaciteteve operacionale dhe të gatishmërisë së b2k të Forcës Tokësore, si repart prioritar i Forcave të Armatosura, vlerësimi i aftësive për planëzimin, organizimin dhe kryerjen operacionit në kushte sa më reale, si dhe koordinimi dhe bashkëveprimi me strukturat e tjera shtetërore në menaxhimin e emergjencave civile. Stërvitja e kërkim-shpëtimit është karakterizuar nga një dinamikë e lartë dhe një larmi skenarësh, ku trupat e b2k janë angazhuar në përballimin e situatave të emergjencave civile të shkaktuara nga kushtet e rënduara atmosferike. 
 
Në këtë stërvitje marrin pjesë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, si dhe forca e mjete të Policisë Ushtarake. Trupat dhe mjetet ushtarake gjatë stërvitjes kanë kryer detyra për evakuimin e popullsisë së bllokuar, shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.