BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Korrupsioni dhe mashtrimi tek lojërat e fatit, ja si ndërmjetësonin sekseret me drejtuesit e aksionit

Korrupsioni dhe mashtrimi tek lojërat e fatit, ja si
Një ditë pas arrestimit të zyrtarëve të tatimeve dhe të njësisë se lojërave të fatit për akuzën e mashtrimit dhe korrupsionit, policia dhe njësia Task Force e prokurorisë së Tiranës, kanë zbuluar skemën e funksionimit.
 
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, zyrtarët e tatimeve dhe të Njësisë së Lojërave të fatit të arrestuar nga policia dhe Prokuroria e Tiranës për akuzën e korrupsionit, dyshohet se kanë konsumuar veprën penale së paku në tetë raste. Rastet janë zbuluar pas përgjimeve dhe vëzhgimeve të policisë ndaj personave të akuzuar. 
 
Burimet thanë se personat e arrestuar dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme duke mos mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të konfiskimit për rastet kur janë gjetur makina të lojërave të fatit të palicencuara. 
 
Hetimet zbuluan se një prej personave, Metjon Bijo dhe një person tjetër i arrestuar nga policia me kërkesë të Prokurorisë kryenin rolin e sekserit.  Më parë inspektorët e Lojërave të fatit dhe të Tatimeve kryenin konstatimin dhe më pas iu bënin të ditur që makinat e lojërave të fatit do t’iu konfiskoheshin. Situata zgjidhej pasi një prej të akuzuarve si sekserë, ndërmjetësonte me drejtuesit e aksionit dhe kundrejt pagesës së shumës prej 90 mijë lekësh të reja.
 
Kontrolli me selektim i pikave të basteve sportive në Tiranë dhe qyteteve të tjerë të vendit, ka vënë në pranga një specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave dhe 10 persona të tjerë, punonjës së tatimeve dhe Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit.
 
Ka qenë një hetim i njësisë hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës, e cila 6 muaj më parë kishte nisur hetimet kryesisht, pas disa ankesa të qytetarëve që denonconin kontrollet selektive të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve. 
 
Gjatë kësaj periudhe, prokuroria nëpërmjet përgjimeve të kryera ka arritur të inteceptojë biseda telefonike, nga të cilat rezultoi se specialisti i Tatim-Taksave Metjon Bijo, ishte njeriu që komandonte grupet e kontrollit në teren dhe ishte pikërisht Bejo ai që urdhëronte se cilat prej pikave të basteve sportive do të kontrolloheshin në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
 
Bijo në shumicën e rasteve komunikonte me njërin nga menaxherët e pikave të basteve,shtetasin e arrestuar Kreshnik Kasaj, i cili kishte pranuar të jepte 1 milion lek të vjetra për çdo kontroll që kryenin në teren inspektorët e tatimeve dhe njësisë së mbikqyrjes së lojërave të fatit. Pas mbledhjes së provave materiale, prokuroria i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, ku ka kërkuar arrestimin e 11 personave. 
 
 
 

Më të lexuarat