BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ligji i ri për operacionet e vështira jashtë shtetit, sigurim shëndetësor për personat e dhunuar

Ligji i ri për operacionet e vështira jashtë shtetit, sigurim
Problemet shëndetësore, të cilat nuk mund të gjejnë zgjidhje në vendin tonë, tashmë mund të kurohen jashtë vendit. Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi dje në parim projektligjin që lejon realizimin e mundësisë për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore për t’i dhënë këto shërbime (spitale) jashtë vendit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pjesë e këtyre rregullimeve, në mënyrë të detajuar, do të jenë çështje të tilla, si përcaktimi i rasteve mjekësore që duhet të trajtohen jashtë shtetit, dokumentacioni mjekësor mbështetës, si do të përcaktohet nëse ky shërbim kryhet ose jo në vend, i rregullave për mënyrën si do bëhet përzgjedhja e spitaleve, sa oferta duhet të kemi për çdo rast, si do veprohet në rastet e urgjencave, afatet, dokumentacioni përkatës etj.
 
Gjithashtu, u miratua në parim projektligji për disa shtesa për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ndryshimi i parë ka të bëjë me përfshirjen e kategorisë së viktimave të trafikimit tek personat ekonomikisht joaktivë, e cila do të jetë e mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Gjithashtu, anëtarët miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për njoftim dhe konsultim publik”. Projektligji rregullon marrëdhëniet që krijohen në një proces të konsultimit publik, transparent, gjithëpërfshirës, të realizuar në kohë dhe efektiv ndërmjet organeve publike qendrore dhe vendore dhe palëve të interesuara, në procesin e vendimmarrjes së projekt-akteve si projektligje, dokumente strategjike kombëtare dhe lokale, si dhe politikave me interes të lartë publik. Nisma përcakton rregullat procedurale që duhen zbatuar për të garantuar transparencën dhe pjesëmarrjen demokratike në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të autoriteteve publike. Ndërkohë projektligjet e miratuara pritën të kalojnë në Kuvend ditën e enjte.
 
Ligji i ri
 
Sipas ministrit Beqaj, ndryshimet e reja në ligj nuk do të ndryshojnë praktikën e zakonshme, as mënyrën kur pacientët dërgohen jashtë për t’u mjekuar, bëhet fjalë për një paket që do të miratohet paraprakisht nga Këshilli i Ministrave. Projekti është i përfshirë në buxhetin e vitit 2015-2017. Financimi për paketën shëndetësore do të përfshijë sëmundje, kurimi i të cilave nuk realizohet në vendin tonë dhe kur asnjë nga spitalet nga institucionet tona shëndetësore publike ose private të mos e marrë përsipër, atëherë për kurimin e tyre do të drejtohemi në spitalet jashtë vendit. Për të realizuar këtë do të ketë marrëveshje, kontrata me institucione shëndetësore të huaja. Sëmundshmëria që ka mundësi më të ulët për të kryer ndërhyrje në vendin tonë është ajo e veshkave. Sipas burimeve, janë 58 persona në vendin tonë të regjistruar në listë për të kryer ndërhyrje. Ndërsa, më problematik paraqiten Tropoja dhe Hasi, ku nevoja për dializë detyron pacientët që të udhëtojnë tre herë në javë drejtë Tiranës. Kështu, në projektligj përfshihen dhe lehtësira për ta, të cilët mund ta kryejnë dializën në Gjakovë, pas një marrëveshje të bërë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është akorduar një fond që do të mbuloj 100% shpenzimet, por këtu nuk përfshihet donatori. Në vendin tonë nuk ka një bankë organesh, kështu dhurues janë familjarët. Ndërsa, transplanti i mëlçisë nuk do të përfshihet në projekt.  Klarita ÇAUSHI