BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Më 15 Maj skadon afati i regjistrimit të numrave celularë, AKEP paralajmëron bllokimin e numrave

Më 15 Maj skadon afati i regjistrimit të numrave celularë, AKEP
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare-AKEP, në kuadër të procesit për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular, i ka dërguar të katër operatorëve celularë një njoftim nëpërmjet të cilit i kujton se brenda datës 15 Maj 2014 duhet të përfundojë riregjistrimi dhe verifikimi i çdo numri celular për të garantuar regjistrimin individual të pajtimtarëve. Burime zyrtare nga AKEP bënë me dije se nga verifikimet e bëra nga inspektorët e këtij institucioni, rezulton se janë marrë masa për riregjistrimin e pajtimtarëve dhe kryesisht ata me parapagesë. Gjithashtu nga data 1 Prill 2014 ka filluar regjistrimi individual i pajtimtarëve sipas formularit të miratuar nga AKEP.
 
Vëmendja duhet të përqendrohet më shumë tek pajtimtarët me kontratë dhe kryesisht referuar listave të institucioneve publike ku ka edhe me shumë shfaqje të këtij fenomeni. Me qëllim garantimin e fazës së përmbylljes së këtij procesi, deri më 15 Maj 2014, në njoftimin e dërguar operatorëve, AKEP kërkon që duke filluar nga data 23 Prill 2014 dhe deri në mbylljen e tij të transmetohet një mesazh “sms” ku përveç të tjerash të theksohet se pas këtij afati do t’ju ndërpritet shërbimi. “Do të jetë përgjegjësi ligjore e operatorëve celularë në rast të evidentimit të fenomenit të listave shumë emërore pas këtij afati”, thanë të njëjtat burime. AKEP u kërkon katër operatorëve celularë marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar përmbylljen në afat dhe me sukses të këtij procesi. AKEP e shtyu pak kohë më parë afatin e regjistrimit të numrave telefonikë celularë, i cili ishte përcaktuar me datë 6 mars.
 
Të gjithë numrat celularë të ndërmarrjeve, institucioneve apo grupeve të tjera duhet të regjistrohen në emër të përdoruesve individual. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar që në muajin shkurt se të gjithë pjesëtarët e grupeve me mbi 20 numra celularë duhet të paraqiten pranë kompanive për të bërë regjistrimin në emrin e secilit abonent. Në rast të mos paraqitjes së pajtimtarit për regjistrimin e ri, numri i telefonit do të bllokohet deri në kryerjen e regjistrimit. Kjo masë e AKEP erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme, për shkak të problematikës së krijuar kohët e fundit në rendin publik nga përdorimi i aparateve celulare për shpërthimet e telekomanduara.