BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ministria e Arsimit 33 përgjigje për konkursin për mësues, edhe një ditë afat për regjistrimin

Ministria e Arsimit 33 përgjigje për konkursin për mësues,
Edhe një ditë ka ngelur nga afati i aplikimit për vendet e reja të punës në arsim, që nga nisja e garës më datë 12 nëntor të këtij viti. Mësuesit e profileve të ndryshme që janë në kërkim të një vendi pune, mund të vazhdojnë të aplikojnë në portalin online deri në datën 27 nëntor.
 
Ndërkohë, MAS ka publikuar dhe 30 pyetje dhe përgjigje sqaruese për aplikantët. Ndërkaq, më poshtë do të gjeni të listuara pyetjet, si dhe fushat ku duhet të bëni kujdes për të mos rrezikuar djegien e aplikimit të bërë. Rreth 4600 aplikantë janë regjistruar për të konkurruar për 5000 vendet vakante të shpallura në arsim. Pas shpalljes së nismës për aplikimin online në portalin “Mësues për Shqipërinë”, të interesuar nga të gjitha qarqet e vendit kanë plotësuar formularin për t’u bërë pjesë e iniciativës konkurruese objektive ndërmjet brezave. Sipas statistikave të publikuara në faqen zyrtare të arsimit, fluksin më të madh të aplikantëve e ka Tirana me 1107 në bashki, ndërsa vihet re një nivel i ulët interesimi në qarqet e Dibrës dhe të Kukësit, me nga 147 aplikantë përkatësisht. 
 
Procesi
 
Duke specifikuar të dhënat e tyre profesionale, mësuesit që bëhen pjesë e kësaj skeme, pas datës 1 dhjetor do t’i nënshtrohen një testimi kombëtar, ku më pas do të fitojnë vendin e punës mësuesit që kanë rezultatet më të larta në provim, si dhe kanë bërë përzgjedhjen e duhur të preferencave mbi lëndën dhe shkollën ku duan të punësohen. Sipas ekspertëve të arsimit, duhet bërë shumë kujdes gjatë fazës së aplikimit, e cila lejohet vetëm një herë, dhe nëse të dhënat konfirmohen nuk mund të bëhen më ndryshime në të. Pas plotësimit të eksperiencës profesionale, mësuesit duhet të listojnë edhe tre preferenca, ku të përcaktojnë mundësitë e largimit nga vendbanimi i tyre për të dhënë mësim. Nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë” do të publikohen për çdo Drejtori Rajonale jo vetëm kërkesa të punësimit për çdo kurrikul, por edhe statistika të rezultateve të arritura të rankuara në bazë të pikëve të përfituara në testimin përkatës. Procesi i testimit të aplikantëve në sistemin arsimor parauniversitar do të drejtohet nga MAS dhe do të organizohet e administrohet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) dhe DAR, si dhe do të monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
 
Aplikimet
 
Iniciativa e MAS “Mësues për Shqipërinë” ka si qëllim të sigurojë mësimdhënien e qëndrueshme në të gjithë vendin, garantimin e cilësisë në arsim nëpërmjet angazhimit të të rinjve dhe të rejave që kanë mbaruar studimet e tyre në fushën e mësimdhënies. Synim është që në këtë nismë të përfshihen mësuesit e sapo diplomuar në mësim-dhënie, mësues që punojnë me kohë të pjesshme, si dhe mësues të cilët janë prej kohësh në listat e pritjes pranë çdo drejtorie dhe zyre rajonale. Çdo individ i interesuar mund të aplikojë dhe menjëherë ai bëhet pjesë e një gare konkurruese që bazohet në meritokraci reale. Të gjithë kandidatët e interesuar do të gjejnë të gjithë informacionin e kërkuar në rubrikat e portalit. Klarita ÇAUSHI