BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Mjerimi i 60 familjeve rome te ish-Uzina Autotraktori, Basha mban peng banesat sociale për klientët e bashkisë

Mjerimi i 60 familjeve rome te ish-Uzina Autotraktori, Basha mban peng banesat
Ata janë kudo, janë mes nesh gjithmonë edhe pse shpesh ne nuk i shohim, apo më mirë nuk duam t’i shohim. Janë rreth 60 familje rome që jetojnë në mjerim në zonën e quajtur ish-uzina e Autotraktorit, Tiranë, të vendosura mes dy realiteteve ekstreme, nga njëra anë buzë lumit që duket sikur do t’i përpij dhe nga ana tjetër banesat sociale që ju bëjnë karshillëk me luksin e tyre. Teksa afrohesh tek “shtëpitë” e tyre, rrëzë rrjedhës së lumit që në çdo përmbytje u rrezikon jetën, sytë të zënë skamje të tejskajshme.
 
Mjerimi është kryefjala e kësaj lagjeje të harruar nga çdo pushtet. Përball politikave, ata dhe problemet e tyre bëhen të padukshëm. Madje, kushtet çnjerëzore nuk iu kanë rënë në sy as kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe as ministrit të Mirëqenies Sociale, Rinisë dhe Punës, Erion Veliaj, të cilët janë përgjegjës për këtë gjendje, e që këmba e tyre ende nuk ka shkelur. Ata kërkojnë me ngulm një përgjigje a takim me kryebashkiakun Basha, i cili iu ka premtuar se do të jetë mbështetja më e madhe për ta, por që realiteti tregon se asgjë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011.
 
Ndërsa ministri Veliaj duket se e ka mbyllur setin fotografik për këtë vit. Iu është premtuar strehim, madje disa prej tyre pohojnë se banesat sociale janë ndërtuar për ta, por iu është thënë se nuk përmbushin kriteret. Kështu, ata shprehen për gazetën “SOT” se një ndër kriteret është dhe pasja e një rroge në shtet. E derisa ta kenë një të tillë, do vazhdojnë të kundrojnë banesat sociale që Basha i ndërtoi sipas standardeve evropiane, mesa duket për të mos qene të askujt, e që për ironi qëndrojnë bosh vetëm pak metra larg tyre. Lista me qytetarët që përfitojnë banesa sociale, mbahet peng nga Bashkia e Tiranës dhe nuk është paraqitur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për miratim. Sipas burimeve kjo listë do të kalojë së pari në filtrat e bashkisë, gjithashtu, të njëjtat burime pohojnë se në të janë përfshirë persona që punojnë në administratën e bashkisë dhe që kanë lidhje të afërta me kryebashkiakun.
 
 Problemet
 
Orkida Driza, përfaqësuesja e komunitetit rom, shprehet për “SOT” se prej vitesh ky komunitet është lënë në harresë. Edhe pse ka kërkuar me ngulm një takim me kryebashkiakun Basha, askush nuk ka denjuar t’i presë për të dëgjuar hallet e tyre. Për këtë dhe premtimin për pritjen e qytetarëve nuk kanë marrë asnjë shpjegim. “Janë punësuar 15 kryefamiljarë pranë bashkisë, për pastrimin e rrugëve, por shumë shpejt u pushuan nga puna për shkak të diskriminimit. Prej kohësh nuk kemi marrë asnjë ndihmë, prej dy vitesh, kështu detyrohemi të nxjerrim fëmijët në rrugë të lypin. Madje, përveç Njësisë Bashkiake Numër 1, asnjë njësi tjetër nuk na ka ndihmuar. Tashmë nuk kemi ku të ankohemi se asnjë nuk na ndihmon. Këtu kanë ardhur të huaj për të na parë, por vetë Basha apo Veliaj jo, këmba e tyre nuk ka shkelur këtu të na shoh se si jemi katandisur. Mjaftoi që mori votat dhe u zhduk”, pohoi Orkida Driza. Situata bëhet akoma më shqetësuese gjatë periudhës së reshjeve, ku çadrat e tyre përmbyten, çka u rrezikon seriozisht jetën. Sipas tyre, pas dy përmbytjeve të ndodhura ditët e fundit, asnjë përfaqësues i bashkisë nuk është interesuar për gjendjen e tyre. Ndër të tjera, mungesa e ujit është po aq shqetësuese, sikur të mos mjaftonte skamja dhe diskriminimi që i bëhet këtij komuniteti, familjet përreth iu vjedhin dhe ujin e pijshëm. Klarita ÇAUSHI