BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
Ndërprerja e energjisë nga OSHEE, protestojnë banorët në Elbasan: Nuk mund t'i paguajmë faturat
Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Nëntor 2014
Pas aksionit të OSHEE për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, kanë protestuar banorët e Elbasanit, të cilët janë shprehur se e kanë të pamundur t'i paguajnë faturat.
Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan, kanë protestuar kundër ndërprerjes se energjisë elektrike. Edhe pse janë debitorë ata kërkojnë tolerim me faturat e prapambetura, duke thënë se janë të papunë, invalidë dhe të moshuar dhe se nuk kane mundësi ekonomike për të paguar energjinë.
Ata rezultojnë debitorë në OSHEE, por deklarojnë se nuk mund të paguajnë dot as me këste pasi janë në vështirësi ekonomike. Askush nga banorët nuk ka rilidhur energjinë nga frika e arrestimit, por të gjithë bashkë janë ngritur në protesta duke deklaruar se janë të papunë, invalidë dhe të moshuar dhe se e kanë të pamundur t'i paguajnë faturat e prapambetura.
Ata kërkojnë të falen faturat për familjet që nuk i paguajnë dot, pasi në këtë gjendje që janë do jetojnë me qiri dhe pa kushtet minimale të jetesës.
Drejtori i OSHEE në Elbasan deklaroi një ditë më parë se janë bërë rreth 12 mijë prerje të energjisë elektrike dhe vetëm mbi 1 mijë rilidhje. Shumë prej familjeve që nuk mund të lidhin marrëveshje janë tashmë në errësirë.