BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Ndërtimet pa leje, në 8 ditë janë proceduar 393 autorë

Ndërtimet pa leje, në 8 ditë janë proceduar 393 autorë
Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të misionit, detyrave institucionale dhe prioriteteve të vendosura, kanë vijuar zbatimin e masave të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje. Nga data 25 gusht deri më datë 01.09.2014, nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 391 raste të ndërtimeve abuzive.
 
Për këto raste janë proceduar penalisht 393 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme. Për 32 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërkohë 348 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 13 shtetas janë shpallur në kërkim. Gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 24 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme.
 
Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive. Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale.
 
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 102 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 102 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar në flagrancë, 88 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 6 shtetas janë shpallur në kërkim.
 
 Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 56 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 55 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 49 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
 
 Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 55 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 55 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 54 ndiqen në gjendje të lirë.
 
 Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 36 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 30 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
 
 Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 16 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 16 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 15 ndiqen në gjendje të lirë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 18 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 18 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 15 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
 
 Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 9 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 6 ndiqen në gjendje të lirë.
 
 Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 10 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 10 shtetas.
 
 Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 29 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 29 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 35 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar, 27 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
 
 Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 21 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
 
 Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 6 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 4 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.