BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ndërtimet pa leje, procedohen 315 persona

Ndërtimet pa leje, procedohen 315 persona
Policia e Shtetit, në përmbushje të detyrave institucionale dhe të objektivave të vendosur, në mbrojtje të territorit dhe të mjedisit, prej 5 ditësh po vijon zbatimin e masave të posaçme në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor.
 
Gjatë këtij harku kohor, në sajë të këyre masave të ndërmarra, nga punonjësit e policisë në të gjithë vendin janë evidentuar 313 raste të ndërtimeve pa leje, për të cilat janë proceduar penalisht 315 persona.
 
Për 28 autorë është marrë masa e arrestit në flagrancë, 278 prej tyre janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme janë shpallur në kërkim.
 
Strukturat e policisë po vijojnë me të njëjtin intensitet, ditë pas dite, kontrollin e territorit, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 82 ndërtime të paligjshme dhe janë proceduar penalisht 83 persona autorë të këtyre ndërtimeve abuzive, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë.
 
Numri më i madh i këtyre ndërtimeve të paligjshme është evidentuar në qarqet Tiranë me 82 raste të evidentuara deri në këto momente, Durrës 49 raste, Elbasan 40 raste, Fier 31 raste të ndërtimeve pa leje etj.
 
Ky operacion i ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit do të vijojë me të njëjtin angazhim dhe vendosmëri, me qëllim goditjen e parandalimin e krimit mjedisor, veprave penale që cënojnë rregjimin e tokës dhe në mënyrë të veçantë të ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me drejtësinë të të gjithë atyre individëve që janë përfshirë në një aktivitet të tillë kriminal.
 
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 82 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 82 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar në flagrancë, 71 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
 
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 49 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 48 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 42 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 40 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 40 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 39 ndiqen në gjendje të lirë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 31 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 32 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 28 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 13 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 13 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë  dhe 12 ndiqen në gjendje të lirë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 10 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 8 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 8 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 8 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 5 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 5 shtetas.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 28 persona, nga të cilët 5 janë arrestuar, 22 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 18 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 19 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 6 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 4 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
 

Më të lexuarat