BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Nishani vlerëson vizitën e Papës: Shqipëria shikon tek ju një mik të shtrenjtë

Nishani vlerëson vizitën e Papës: Shqipëria shikon tek ju

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vlerësuar vizitën e Papa Françeskut, duke e quajtur atë një mik të shtrenjtë për Shqipërinë.

 “Është privilegj. Kjo është një ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët njëzëri u thonë, "Mirëserdhët në Shqipëri". Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuaj në Evropë. Tek çdo bashkëkombës unë identifikoj veç mirënjohje për Ju. Si të tillë kemi mbërritur tek pavarësia jonë, deri sot në vitin e 102 të shtetit shqiptar, jemi krenar për këtë. Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi. Harmoni të garantuar nga kushtetuta e shtetit tonë laik", është shprehur Nishani pas takimit me Papën.

Presidenti Nishani ka vijuar më tej duke përmendur priftërinjtë katolikë dhe pushkatimin e tyre.  "Ne përjetuam për gati 50 vite një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijojë njeriun e ri pa Zot, pa liri, pa  objekte kulti. Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolikë para skuadrave të pushkatimit, ishin rroftë Shqipëria, rroftë Papa! Në emër të binomit atdhe e fe, ishin me dhjetëra klerikë që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment falë qëndresës së shqiptarëve, dështoi. Ishte një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë së bashku, si bij të të njëjtit Zot. Myslimanë e të krishterë u ngritën nga hiri në kërkim të lirisë. Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë gjithmonë kombit tim. Heroi ynë kombëtar, simboli i lirisë kundër robërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte aleati i zgjedhur i Vatikanit. Pohoj me bindje se ligjëratat Tuaja janë një doktrinë e mirëfilltë për paqen në botë. Janë një reflektim i madh shpirtëror. Shqipëria sheh tek ju një mik të shtrenjtë të cilit sot i ka hapur derën dhe zemrën sipas zakonit të shqiptarëve. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja”,  ka thënë më tej  Nishani.