BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Parandalohet vrasja në Vlorë, porositësi kishte dhënë 1.5 milionë lekë për të marrë hakun e vëllait

Parandalohet vrasja në Vlorë, porositësi kishte dhënë
Edhe pse dënimi për vrasjen e vëllait të tij ishte dhënë dhe vuajtur nga autori, Mersin Alliaj nuk ishte mjaftuar duke porositur vrasjen e autorit të vrasjes së vëllait të tij Lahe Jazaj. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës kanë bërë me dije se është arrestuar një vrasës me pagesë, duke zbuluar e goditur zinxhirin kriminal, që nga porositësi i vrasjes e deri te ekzekutori i saj dhe bashkëpunëtorit të tij. Ngjarja u shënua në orët e mbrëmjes të së martës, ku u tentua të vritej në banesën e tij 53-vjeçari Jazaj. Të njëjtat burime bëjnë me dije se pak çaste para se të kryhej vrasja, u arrestuan në flagrancë në afërsi të fshatit Lepenicë Luka Sherifaj, 42 vjeç, lindur në Varibop të Fierit, banues në Vlorë dhe Ledjon Muho, 24 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
 
Arrestimi i tyre, sipas policisë u krye pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, në momentet kur Luka Sherifaj po kryente veprime konkrete për të ekzekutuar planin e tij për kryerjen e vrasjes në fshatin Lepenicë. Në të njëjtin automjet me të, teksa po përpiqej t’i shpëtonte policisë u kap edhe shtetasi Ledjon Muho, që dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Policia e Vlorës thekson se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti “Land Rover” me targa “AA334DV”; një armë zjarri automatik model 56 (kallashnikov); doreza dhe maska për të mbuluar fytyrën; tuta kamuflazh dhe ushqime.
 
Porosia
 
Nga hetimet e kryera nga Policia e Vlorës, dyshohet se personi i cili kishte porositur vrasjen është shtetasi Mersin Alliaj, 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjorm, i cili u arrestua në flagrancë. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se objekt i sulmit kriminal ishte shtetasi Lahe Jaze, 53 vjeç, banues në Lepenicë. Ky person në vitin 2003 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Bujar Alliaj (vëllai i porositësit), krim për të cilin është dënuar me 10 vjet burg, dënim të cilin e ka vuajtur. Sakaq, shuma që porositësi u kishte premtuar ekzekutorëve dyshohet të jetë 1.5 milion lekë në fillim dhe pas kryerjes së krimit do tu jepte edhe një shumë tjetër, ende të pasaktësuar. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se Luka Sherifaj prej disa kohësh vëzhgonte personin që do të vriste dhe se pas kryerjes së krimit ai do të largohej nëpërmjet zonave malore në afërsi të fshatit, sipas një skice të detajuar që ishte përgatitur më parë nga porositësi.
 
Policia e Vlorës bën me dije se vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj çështjeje, ndërkohë që materialet procedurale do ti referohen organit të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, në bashkëpunim e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78/a, 25, 22, 278/4 të Kodit Penal. Po ashtu, nga burime jozyrtare mësohet se me të njëjtën skemë, një vit më parë është tentuar të vritej edhe djali 17-vjeçar i Lahe Jazajt. Historia e hasmërisë mes dy familjeve daton në 23 maj të vitit 2003, kur Lahe jazaj ka vrarë vëllain e porositësit, Bujar Alliajn. Për këtë krim 53-vjeçari është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Vlorës, ndërsa Mersin Alliaj ka dashur të marrë hakun e vëllait në prag të përvjetorit të tij.  Xhentila GJOSHI