Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorth-northwest, Light air, 0.7 m/s30°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0128 bar

Durrës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skySouth, Light air, 1.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Korçë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light breeze, 2.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0139 bar

Kukës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-southwest, Light breeze, 2.4 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0136 bar

Shkodër, Albania

08/27/2014 - 08:00

Clear skyNorth-northeast, Light air, 1.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Tirana, Albania

08/27/2014 - 11:00

KlarværSør, Flau vind, 0.6 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Vlorë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorthwest, Light air, 0.3 m/s31°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Weather forecast from yr.no.

Personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike 2 muaj pa pagesa, rrezikohet dhe dhjetori

Personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike 2 muaj pa pagesa, rrezikohet dhe dhjetori

Personat me aftësi të kufizuar dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike prej 2-3 muajsh nuk marrin pagesat që iu takojnë me ligj. Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha, deklaron se një problem i tillë financiar është krijuar si pasojë e keqpërdorimit dhe abuzimit të fondeve nga qeveria e mëparshme. “Praktikisht në momentin që ne kemi marrë detyrën, 96 % e fondit vjetor të ndihmës ekonomike dhe të pagesës së aftësisë së kufizuar ka qenë e përdorur nga paraardhësit tanë. Nga sa kemi identifikuar ne, kjo ka ardhur për shkak të rritjes abuzive të skemës së ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar. Rritje abuzive e cila ka ndodhur në periudhën e fushatës elektorale”, deklaroi Bisha. Sipas saj, fondet e çelura në 31 tetor iu kanë dhënë mundësi njësive vendore që të marrin pagesën për një muaj.

Por për momentin vetëm ky fond është bërë i mundur edhe pse nuk është zgjidhja përfundimtare. “Kjo, e dimë që nuk e zgjidh problemin, por jemi përpjekur që fondin ta rishpërndajmë në mënyrë që në rradhë të parë të adresojmë nevojat e grupeve që janë më në nevojë. Kemi pasur një çelje fondi në lidhje me ndihmën ekonomike në datën 7 nëntor dhe sërish iu kemi kërkuar njësive të qeverisjes vendore që të trajtojnë me këtë fond familjet të cilat janë më në nevojë. Çelje e fundit e fondeve është bërë në 18 nëntor për personat me aftësi të kufizuar duke ndjekur të njëjtat kritere”, vijoi drejtoresha Bisha, duke shpjeguar më tej se po bashkëpunohet me Ministrinë e Financave për gjetjen e fondeve, por ende nuk ka siguri se kjo kategori do të marrë pagesat brenda vitit. “Këtu tek ne rezulton që pagesat e prapambetura variojnë nga dy deri në tre muaj. Ende po punohet për të krijuar mundësitë që fondet të sigurohen dhe njerëzit ti marrin, grupet në nevojë, ti marrin pagesat brenda dhjetorit, por sërish mbeten në kuadrin e përpjekjeve. Në momentin që do të kemi fonde të tjera patjetër që do ti çelim”, u shpreh Bisha.

Skema e re e ndihmës ekonomike

Duke filluar nga viti i ardhshëm, pritet të ndërmerret një reformë e re në skemën e ndihmës ekonomike dhe atë të trajtimit të personave me aftësi të kufizuar, me qëllim shmangien e abuzimeve. Pas janarit 2014 pritet të fillojë projekti i ri i shpërndarjes së ndihmës ekonomike në ushqime dhe jo në të ardhura, i lançuar pak kohë më parë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Bankën Botërore. Aktualisht është ende duke u punuar për këtë projekt, i cili pritet të reformojë skemën e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar, si dhe të shmangë të tilla abuzime. Në një prononcim të pak ditëve më parë për Gazetën “SOT”, drejtoresha e SHSSH deklaroi se të gjithë ata punonjës të pushtetit vendor të cilët kanë abuzuar me këtë skemë dhe që i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike buxhetit, brenda pak ditësh do ndiqen penalisht sipas abuzimeve që kanë kryer.

“Ka një zmadhim të skemës së ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar sidomos gjatë periudhës së fushatës elektorale. Për të gjithë ata komunarë apo bashkiakë të cilët kanë abuzuar do të ketë gjoba, largime nga puna dhe do të ndiqen penalisht deri në fund. Nuk do të ketë më vetëm konstatime të shkeljeve por ndëshkim dhe brenda pak ditësh do të ketë publikim zyrtar nga Shërbimi Social Shtetëror të rasteve konkrete të abuzimit”, tha ajo. Nga kontrolli i bërë në muajt shtator-janar rezulton se 1176 familje të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike janë jashtë kritereve, dëmi ekonomik i të cilave është 4 milionë lekë. Kjo shifër rezulton e tillë vetëm nga njësitë vendore të monitoruara por mendohet që numri i tyre të jetë shumë më i lartë, për pasojë edhe dëmi ekonomik që kanë shkaktuar është më i madh.

 

 

Wednesday, November 20, 2013 - 08:26
Total votes: 5