BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Prokuroria mbyll çështjen e aksidentit të Olldashit: Shkak, shkelja e rregullave të qarkullimit

Prokuroria mbyll çështjen e aksidentit të Olldashit: Shkak,
Dhjetë muaj pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi më 20 nëntor 2013, në rrugën dytësore Tiranë- Elbasan, në Fshatin Krrabë, pranë Lapidarit, ku humbi jetën ish-deputeti Sokol Olldashi, Prokuroria e Tiranës u ka dhënë fund veprimeve të saj hetimore.
 
Për dhjetë muaj me radhë, organi i akuzës ka kryer të gjitha ekspertizat dhe ekzaminimet shkencore të nevojshme dhe ka marrë në pyetje më tepër se 45 persona në cilësinë e dëshmitarëve.  Hetimi mësohet se është mbajtur kaq gjatë pasi prokuroria ka pritur kryerjen e të gjitha verifikimeve të nevojshme për të pasur një konkluzion shkencor mbi aksidentin e rëndë. Deputeti Sokol Olldashi humbi jetën pasi makina e tij tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 003 NH, doli nga rruga në një kthesë të fortë në dishezë dhe u rrokullis disa metra. 
 
Biseda e fundit e Olldashit ka qenë pak sekonda para daljes së makinës nga rruga, sapo kishte kaluar Tunelin e Krrabës. Pikërisht ky moment i fundit në jetë i deputetit Sokol Olldashi kishte mbetur pa u verifikuar në mënyrë shkencore. Sipas burimeve të akuzës, nga të dhënat e kompanive celulare, ka rezultuar se dëshmia e dhënë nga shoferi i deputetit ka qenë e saktë. Informacionet e dhëna javën e fundit nga kompanitë celulare kanë konfirmuar vendndodhjen e Olldashit, por edhe të shoferit të tij në kohën kur ka ndodhur biseda e fundit. 
 
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e deputetit Sokol Olldashi është konstatuar traumë e rëndë kafkotrunore, karakterizuar nga thyerje të shumta të kockave të kokës e shoqëruar me mungesë të indit kockor, konfuzion (shembje) e rëndë e trurit e shoqëruar me mungesë të indit trunor. Sipas ekspertizës këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse, karakteristikë edhe për traumat automobilistike.