BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shpërthejnë grabitjet në Fushë-Krujë, gruaja punonte në arë, maskat vjedhin në banesë 1.5 milionë lekë dhe sende me vlerë

Shpërthejnë grabitjet në Fushë-Krujë, gruaja punonte
Tjetër grabitje me shuma të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlera. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit kanë bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të djeshëm është grabitur një banesë në fshatin Bubq të Fushë Krujës.
 
Mësohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e Agim Ajazit, 61 vjeç dhe kanë grabitur një sasi prej 150.000 lekë të reja si edhe sende te tjera me vlerë. Të njëjtat burime kanë theksuar se grabitja është shënuar rreth orës 8:00 të mëngjesit të djeshëm, ndryshe nga rastet e tjera që janë shënuar në orët e vona të mbrëmjeve. Ndërkohë, po ashtu mësohet se në momentin kur ka ndodhur grabitja, brenda në banesë nuk ndodhej asnjë njeri, përveç bashkëshortes së Ajazit e cila ishte duke punuar jashtë banesës dhe më pas ka parë dy persona të maskuar që ecnin me vrap drejt një makine që i priste në dalje të fshatit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar blutë e Policisë së Krujës dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj grabitjeje si dhe identifikimin e autorëve. 
 
Grabitja
 
Supergrabitja e banesës së 61-vjeçarit është shënuar rreth orës 8:00 e mëngjesit, e cila sipas burimeve zyrtare të Policisë së Durrësit është konstatuar nga vetë familjarët. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pyetja e dëshmitarëve në lidhje me këtë ngjarje, ka rezultuar se në banesën e Agim Ajazit janë vjedhur sende personale me vlerë të familjarëve dhe një shumë prej 150.000 lekë të reja. Bashkëshortja e 61-vjeçarit me iniciale B. A., në deklaratën e dhënë në polici shpjegon se momentin e grabitjes ka qenë e vetme në shtëpi, duke punuar në kopshtin me perime në banesën e saj.
 
Distanca nga kopshti ku ajo punonte nga shtëpia mësohet se ishte rreth 50 metra, si dhe është shprehur se ka parë dy persona (djem) të dyshimtë që po largoheshin në këmbë nga rruga para banesës së saj në vendin e quajtur Grykë Bubq. Sipas dëshmitares, këta dy persona të panjohur kanë hipur në një makinë të bardhë dhe janë larguar drejt qendrës së fshatit Bubq.
 
Sipas burimeve të policisë, mësohet se menjëherë kjo shtetase ka hyrë në banesë dhe ka konstatuar se i kishin vjedhur banesën, ku konkretisht mësohet se i kishin marrë një varëse, një byzylyk, pesë unaza, të gjitha këto të arta, si dhe dy ora dore të lara me flori. Po ashtu, sipas policisë mësohet se grabitësit i kishin vjedhur edhe një shumë parash të burrit, për të cilat ajo nuk e dinte shumën e saktë.
 
Pas deklaratës së dhënë nga B. A., policia bën me dije se i është marrë një deklaratë edhe të zotit të banesës Agim Ajazit, i cili sqaron se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në Tiranë,dhe se në banesë në komodinën e tij ka lënë një shumë prej 150.000 lekë të reja. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia thekson se autorët kishin hyrë nga një dritare në kuzhinën e banesës dhe nga këqyrja është bërë e mundur të përftohet një gjurmë kapilare, e cila është dërguar për vlerësim në DPSH, Tiranës. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Krujë për hetim të mëtejshëm për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Sakaq, lidhur me këtë grabitje vëllai i të dëmtuar ka deklaruar për media se ngjarja ka ndodhur kur në banesë nuk ka pasur njeri, si dhe kërkon ndihmë e shteti pasi dikur i vidhnin natën ndërsa tani po vjedhin edhe ditën. “Në shtëpi nuk ka pasur njëri në momentin e grabitjes, rreth orës 8:00. I bëjmë thirrje shtetit të na mbrojë, se dikur po na vidhnin natën, tani po na vjedhin ditën”, ka deklaruar ai. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Krujës të cilët kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të maskuar që mundën të vidhnin 1.5 milionë lekë dhe sendeve me vlerë.