BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Shpërthimet, Didi: I ka vendosur i njëjti person, komandimi në distancë me celular, do i zbulojmë autorët

Shpërthimet, Didi: I ka vendosur i njëjti person, komandimi në
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka dhënë detaje për tre shpërthimet që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në kryeqytet.
 
Gjatë konferencës për mediat, Didi theksoi se shpërthimi në farmacinë e të atit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe sasia prej 400 gr tritol e gjetur e pashpërthyer në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamet Gjoshella” dyshohet se mund të jenë kryer nga i njëjti person.
 
Sipas drejtorit të policisë së Shtetit, si tek farmacia ashtu dhe tek stacioni i autobusit të unazës sasia e eksplozivit të vendosur ishte 400 gr secila dhe  mekanizmi i shpërthimit ka qenë ai me komandim në distancë nëpërmjet celularit.
 
Në orën 03:56 eksplozivi i dytë ishte vendosur në rrugën Arben Minga tek pallati nr 47/7 në banesën e  Alfred Lumanit, policia shkoi në vendngjarje dhe u ngrit grupi hetimor me specialistë dhe u konstatua se në katin e 5 kishte shpërthim. Nga verifikimi rezultoi se Numani nuk kishte njerëz në banesë. Nga rezultoi se u konstatua se ngarkesa ishte në parapetin e shkallëve në larg 1 m nga dyshemeja shenja bloze në tavan dhe rrëzimi i murit mbrojtës mes dy kateve. Dy fitila të djegura dhe me karakter të barutit të djegur. Lloji tritol 400 gr shpërthimi me fitil përcjellës", tha Didi.
 
Më tej Didi nënvizoi se tre ngjarjet janë të ngjashme përsa i përket llojit të lëndës së përdorur por edhe sasisë. Si në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ashtu edhe në pallatin e komisarit, Alfred Lumani, lloji i lëndës eksplozive të përdorur është tritol dhe në të dyja rastet është përdorur në masën 400 gr ndërsa shpërthimi i tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit është bërë me telekomandim në distancë nga celulari i ndryshëm nga ai i vendosur në pallatin e komisarit ku shpërthimi është bërë me fill përcjellës.
 
Fjala e plotë e mbajtur nga Drejtori i Përgjithshëm, Artan Didi
 
Gjate natës dhe në të gdhirë të datës 10.02.2013, në qytetin e Tiranës janë evidentuar dy ngjarje me shpërthim eksplozivi dhe një mbetur në tentativë dhe konkretisht: 
 
Rreth orës 02.50, të kësaj date është marrë njoftim se në vendin e quajtur Rruga “Kongresi i Manastirit” dhe pikërisht në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri, ka patur një shpërthim në njësinë e jashtme të kondicionerit të dyqanit duke dëmtuar atë dhe pjesën e anësore të murit të jashtëm të farmacisë.
 
Me të marrë njoftimin shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe menjëherë është formuar grupi hetimor i cili filloi me veprimet proceduriale për zbulimin e mekanizmit të kryerjes së kësaj vepre kriminale, të autorëve dhe motiveve të saj.
 
Gjate kqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar se në faqen e jashtme të murit anësor, të pjesës perëndimore të godinës dhe pikërisht në vendin ku është montuar njësia e jashtme e kondicionerit të farmacisë ka qënë vendosur një sasi lënde eksplozive,  nga shpërthimi i të cilës është dëmtuar plotësisht njësia e jashteme e kondicionerit, një pjesë e murit të jashtëm të farmacisë, si dhe janë thyer xhamat e vetratave të lokaleve pranë farmacisë.
 
Nga mostrat e marra nga bloza në faqet e murit, në afërsi të vatrës, si dhe prova me “kite”, rezulton se lënda plasëse është tritol e përllogaritur në një sasi rreth 400gr.
 
Mekanizmi i shpërthimit ka qenë me komandim në distancë me celular.
 
Disa minuta më vonë, rreth orës 03:56 minuta,  është marrë njoftimi nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, se në rrugën “Arben Minga” dhe konkretisht në pallatin nr. 46/7, kishte ndodhur një shpërthim.
 
Shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe gjithashtu është ngritur grupi hetimor, në përbërje të të cilit ka pasur specialistë të hetimit për krimet, ekspertë kriminalistë, ekspertë xhenierë, etj. 
 
Në vendin e ngjarjes është konstatuar se në pallatin e sipërpërmendur dhe pikërisht në katin e pestë kishte ndodhur një shpërthim.
 
Nga verifikimet e bëra në   vendin të ngjarjes  rezultoi se banesat në katin e pestë i përkasin shtetasve:  Alfred Hasan Nomani, vjeç 47, me detyrë oficer policie dhe shtetasit Enver Isa Frengjaj, vjeç 55.
 
Nga verifikimet rezultoi se në  banesën e shtetasit Alfred Nomani në momentin e shpërthimit nuk  ka pasur njerëz, ndërsa në banesën e shtetasit Enver Frengjaj  ishin familjarët të cilët nuk  kanë pasur dëmtime nga shpërthimi.
 
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, provave materiale të gjetura dhe të sekuestruara dhe analiza e bërë nga ana e ekspertit xhenier dhe kriminalistë u konstatua se: ngarkesa ka qenë e vendosur në parapetin e shkalleve, në faqen e murit të apartamentit të shtetasit Alfred Nomani, në anën e majte të derës kryesore, në lartësi 1 meter nga sipërfaqja e dyshemesë.
 
Gjithashtu, është konstatuar dëmtimi i dy dyerve, i mureve rrethues të shesh pushimit, shenja bloze u konstatuan në sipërfaqen e tavanit, rënie e suvasë së mureve të tavanit si edhe rrëzimi i pjesshëm i murit mbrojtës të parmakut të shesh pushimit që lidh katin e katërt me katin e pestë.
 
Në vend ngjarje u gjetën dy copra mbeteje,  në  dukje si fitil zjarr përcjellës ngjyrë të verdhë, me gjatësi 35cm dhe 90 cm, të djegura dhe me erë karakteristike të barutit të djegur.
 
Nisur nga provat e gjetura në vendngjarje u arrit në konkluzionin se lënda plasëse është e llojit tritol, e përllogaritur në një sasi rreth 400 gr. Mekanizmi i shpërthimit të lëndës plasëse në këtë ngjarje është ai shpërthimit me zjarr.
 
Po në datën 10.02.2015,  punonjësit e policisë Agron Musta dhe Kastriot Cenko të cilët kanë qenë me shërbim, pikë kontrolli te Ura Vasil Shanto, rreth ores 06:10-06:15 janë njoftuar nga një qytetar se tek stacioni autobusit të Unazës kishte një pako të dyshimtë.
 
Dy punonjësit e policisë kanë shkuar në vend dhe kanë parë se pako ishte e amballazhuar dhe mbeshtjellë me një plasmas të zi.
 
Në krye të pakos dallohej një fund kapsolle me një tel të vogël. Kanë njoftuar menjëherë sallën operative me telefon dhe përgjegjësin, pasi kjo pako ndodhej pranë stacionit të autobusit.
 
Pasi ka mbërritur përgjegjesi dhe shërbimet shtese kanë filluar të largojnë qytetarët nga zona e rrezikut. Kanë ruajtur vendin ku ishte vendosur pako deri në mbërritjen e eksperteve dhe shefave përgjegjës.
 
Ne lidhje me këtë fakt është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe më pas është proceduar me metodën e shpërthimit të kontrolluar e cila u krye nga ana e specialisteve xhenier të repartit Renea. Pas këtij veprimi ka vazhduar kqyrja e vendit të ngjarjes ku në bazë të kqyrjes janë fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pako e mbeshtjellë me natriban me ngjyrë të zezë brenda të cilës është gjetur një lënde me ngjyrë bezhë e ngurtë e ngjashme si ajo e llojit tritol, e cila rezultoi te jete në përmasat e dy kallëpeve me rreth 400 gr., një kapsolle elktrodetonatore, një copë lënde e ngurtë e njëjtë me ngjyrë bezhë, si dhe prova të tjera materiale me interes për hetimin. Mekanizmi i shpërthimit ka qenë me komandim në distancë nëpërmjet celularit.
 
Në lidhje me ngjarjet e mësipërme kanë filluar hetimet intensive nga Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda  duke kryer një numër të madh veprimesh proceduriale, ndër të tjera si shoqerim dhe pyetje të dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për rrethana të ngjarjes, kqyrje dhe marrje e pamjeve të kamerave filmike, ekzaminime të provave materiale të grumbulluara në vendngjarje dhe veprime të tjera me interes në hetim.
 
Ngjarje të tilla kriminale të cilat synojnë të krijojnë klimën e pasigurisë dhe të mungesës autoritetit të shtetit, të kualifikuara si akte të pastra terroriste, tregojnë rritjen e agresivitetit të grupeve të krimit të organizuar, të strukturave mafioze kriminale, fijet e të cilave kanë depërtuar në struktura të ndryshme të organizimit të shoqërisë Shqiptare, për shkak se fusha e lojes se tyre po ngushtohet vazhdimisht.
 
Ata janë të interesuar që të krijojnë situata destabiliteti sa herë që organet e zbatimit te ligjit, apo strukturat e shtetit  nuk janë pjesë e lojës së tyre. Kujtoni Falkonen dhe Borselinon. Por tashmë kjo nuk është një punë personash, kjo është një frymë ndërgjegjësimi për zbatimin e ligjit që po futet në polici dhe në gjithë strukturat ligjzbatuese, pasi janë vetë njerëzit që e kërkojnë. Vitet e kaosit për shqiptarët kanë marrë fund.
 
Hetimet tona janë orientuar jo vetëm drejt autorëve të mundshëm të këtyre akteve, por edhe për të zbuluar:
 
Kush e armatos dorën kriminale që ngrihet kundër njerëzve apo familjareve të atyre që luftojnë krimin?
 
Kush e ushqen urrejtjen ndaj ligjit dhe institucioneve që përfaqësojnë atë?
 
Policia e Shtetit edhe njëherë thekson se është e vendosur në luftën e saj kundër krimit dhe sidomos kundër akteve të tilla terroriste që synojnë të ngjallin panik tek qytetarët dhe njekohësisht garanton se do të zbulojë autorët dhe do i çojë ata para drejtësisë.
 
Policia siguron qytetarët se është në kontroll të plotë të situatës dhe këtë e tregojnë statistikat e vitit të kaluar, por edhe ato të fillimit te këtij viti, të cilat kanë qenë të pakrahasueshme me një vit më parë.
 
Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin dhe ndihmën e qytetarëve për të kontribuar së bashku në zbulimin e autoreve të veprave kriminale dhe krijimin e një mjedisi sa më te sigurt për të gjithë.
 

Më të lexuarat