BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Shpërthimet me tritol, Didi: Janë arrestuar 4 persona dhe janë në kërkim 2 të tjerë

Shpërthimet me tritol, Didi: Janë arrestuar 4 persona dhe janë
Kreu i policisë së shtetit Artan Didi bëri me dije se nga hetimet e fundit të intensifikuara mes policisë së shtetit dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda janë arrestuar katër persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
 
Gjatë një konference për media Didi tha se tashmë policia ka siguruar prova të cilat vërtetojnë se të gjithë personat e përfshirë janë pjesë e një grupi kriminal të strukturuar të cilët janë të lidhur me tritolin e vendosur në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe në stacionin e autobusit në rrugën Muhamed Gjollesha.
 
I pyetur për largimin nga vendi të shtetasit të shpallur në kërkim Baftjar Bruka Kreu i Policisë së Shtetit tha se ai është larguar nga vendi dy ditë para se policia të siguronte prova që e inkriminojnë atë.
 
Të arrestuarit për këtë çështje janë Lumjan Mahmutaj, Ernest Gjuta, Kamber Bruka, Erjon Dule. Ndërsa të shpallur në kërkim janë Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka. 
 
Deklaratë  për shtyp e policise
 
Në lidhje me aktet e rënda kriminale të datës 10.02.2015, në qytetin e Tiranës, ku në orët e para të mëngjesit u vendos lëndë plasëse eksplozive në vendin e quajtur Rruga “Kongresi i Manastirit” dhe pikërisht në farmacinë e shtetasit B.T., në rrugën “Arben Minga” dhe konkretisht në pallatin nr. 46/7, si dhe në afërsi të Urës Vasil Shanto, tek stacioni autobuzit të unazës dhe për pasojë në dy rastet e para ndodhën shpërthime, ndërsa në të fundit,  shpërthimi mbeti në tentativë, për shkaqe të pavarura nga autorët, akte të cilat sollën si pasojë dëmtimin e pronës private dhe cënimin e  rëndë të sigurisë publike, informoj opinionin publik se:
 
Strukturat e Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë pas një pune intensive dhe profesionale, arritën në sigurimin e provave të cilat çojnë në dyshime të arsyeshme për përfshirjen e disa personave në aktet e shpërthimit me tritol dhe të mbetur në tentativë.
 
Në këto rrethana Strukturat e Policisë së Shtetit më datën 26.02.2015, bënë ekzekutimin e Urdhrave të Prokurorit të Krimeve të Rënda, lëshuar më datë 25.02,2015, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për masat e sigurisë “Arrest me burg “ për shtetasit ;
 
1. Lumjan (Emiljano) MATMUJA ,27 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal , i dënuar në vitin 2010  me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit  për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
 
2. Ernest GJUTA, 24 vjeç ,lindur në Kukës e  banues në Tiranë.
 
3. Kamber BRUKA, 31 vjeç ,lindur në Kukës e  banues në Tiranë .
 
4. Erjon DULE, 33 vjeç , banues në Tiranë .
 
Sot me date 28.02.2015, bazuar ne kerkesat Prokurorise per Krimet e renda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi vleresimin e mases se sigurisë “Arrest me burg “ pa afat, për shtetasit e mesiperm ;
 
Gjithashtu, ne cilësinë e bashkëpuntorëve në kryerjen e këtyre veprave penale u  shpallën në kërkim shtetasit ;
 
1. Vladimir GJUTA, 35 vjeç , lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal, i arrestuar  disa herë nga Policia në kohë të ndryshme  për “Kundërshtim me dhunë  të Punonjësve të Policisë ,dhe Funksionarëve që kryejnë detyra shtetërore”. Gjithashtu, ky shtetas është nën hetim për organizim dhe vendosje të lëndëve eksplozive ndaj shtetasit A.T në Durrës, si dhe i dyshuar për “Vrasje mbetur në tentativë” në vitin 2013 të një shtetasi në qytetin e Kukësit, si dhe  për një sërë veprash të tjera kriminale.   
 
2. Baftjar BRUKA, 24 vjeç , lindur në Kukës  banues në Tiranë ,me preçedent kriminal , i hetuar në vitin 2013  për veprën penale “Vrasje me dashje  në bashkëpunim , mbetur në tentativë”  dhe “Armbajtie pa leje”. Çështje e cila me pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kukës. 
 
Bazuar në hetimet e kryera nga Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda,  rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e paisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e shtetasit B.T, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në Rrugën Muhamet Gjollesha.     
 
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda vazhdojnë  hetimet për zbulimin, dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
 
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë për veprat penale, “ Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet  230, 233/a dhe 234 të Kodit Penal në ngarkim të këtyre personave, në kuadër të proçedimin penal  Nr. 42/2015.
 
Policia e Shtetit  është e angazhuar dhe e motivuar për t’u përballur dhe luftuar krimin  në cilën do formë që ai shfaqet.
 
Garantojmë qytetarët se të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit janë duke kryer detyrat funksionale , në funksion të zbatimit të ligjshmërisë , si dhe  krijimit të   një ambjenti social sa më të sigurtë .