BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Si po punohet për legalizimin e ndërtimeve informale në Tiranë

Si po punohet për legalizimin e ndërtimeve informale në
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte sot pranë disa zyrave të ALUIZNI-t për të ndjekur nga afër punën në terren të grupeve të punës që bëjnë matjet shtëpi më shtëpi. Lame u ndalua fillimisht në zonën e ALI Demit, ku mori pjesë në matjet që grupet e punës së specialistëve të ALUIZNI-t po bënin në ndërtimet informale në këtë zonë. Më pas Lame u ndal në zyrën e ALUIZNI-t në Bathore ku sqaroi për mediat hartën e zonave informale në Tiranë dhe se si ALUIZNI po punon për ta çuar procesin e legalizimeve përpara. 
 
ALUIZNI ka 40 grupe pune, rreth 100 specialistë, që punojnë në terren vetëm në qytetin e Tiranës me matjet e ndërtimeve informale të vetdeklaruara. Këto grupe pune po shfrytëzojnë edhe fundjavat për të bërë matje masive. Tirana është një nga qytetet me numrin më të madh të ndërtimeve informale me rreth 45 mijë vet-deklarime.
 
Gjatë komunikimit me mediat Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ndër të tjera tha se “pritet tu jepet zgjidhje rreth 14 mijë ndërtimeve pa leje të penalizuara nga parashikimet absurde të Planeve Urbanistike të Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Kamëz”.
 
Prononcimi i plotë i Artan Lames
 
Këtu jemi në zonën e Bathores dhe është një nga zyrat rajonale të drejtorisë së ALUIZN-it Tiranë të hapura pikërisht në një zonë informale. Për shkak të numrit të lartë të ndërtimeve pa leje dhe vetdeklarimeve që përfshin qarku Tiranë është e pamundur që ato të menaxhoheshin vetëm nga një zyrë qendrore brenda në qytetin e Tiranës. Për këtë menduam, dhe ka mbi një vit që janë hapur këto zyra, hapjen prej një numri prej 10-12 zyrash vendore pranë zonave që kanë më tepër ndërtime pa leje, për të qenë më pranë qytetarëve.
 
Këto zyra qëndrojnë me sistem dezhurni me punonjës të ALUIZNI-t të cilët presin problematikat e qytetarëve, i pyesin cili është problemi, duhet dhe ky dokument, jo këtë ta gjejmë neve, ti vazhdo na prit në filan ditë, në filan datë që të vijmë t’ju bëjmë matjet, je apo s’je në sistem, etj., dhe gjithë problematikat e pafundme që ka çdo dosje. Zyra si kjo në Bathore ka në Paskuqan, Vorë, Rrogozhinë, Laprakë të Qarkut Tiranë.
 
Edhe vetë brenda qytetit Tiranë, i cili ndonjëherë duket sikur nuk i ka të ngarkuara këto problematika janë prapë një numër zyrash pas njësive administrative të Tiranës dhe sipas problematikave që ka. Jo e gjithë Tirana ka të njëjtën ngarkesë ndërtesash pa leje. Për kuriozitet, përgjithësisht këto objekte dhe kjo tregon mënyrën e vetfinancimit të një pjese të procesit. Objekte të cilat janë marrë nga ana jonë për tu përdorur si zyra vendore. Janë ose lokale të lëshuara nga qytetarë ose në disa raste janë edhe lokale të dhëna pa shpërblim, sepse i kane ose të tepërta ose nuk ju duhen për momentin dhe me periudha tre muaj- gjashtë muaj merren dhe përdoren nga ana jonë.