BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

"Stop Korrupsionit", gjatë shkurtit 4256 denoncime, 905 vetëm për problemet në arsim

"Stop Korrupsionit", gjatë shkurtit 4256 denoncime, 905
Rreth 4256 denoncime janë bërë për muajin shkurt në portalin “Stop korrupsionit”, të promovuar nga qeveria shqiptare, si një instrument i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit.
 
Sipas raportit të publikuar nga Ministria për Çështjet Vendore, rezulton se për periudhën 2 shkurt 2015- 3 Mars 2015 janë regjistruar 4256 denoncime dhe shumica e tyre, konkretisht 905 denoncime hedhin dyshime për probleme në sistemin arsimor.
 
Kështu, sipas këtij raporti mësohet se nga 4 256 raste të denoncuara, 30 prej tyre kanë ardhur nga qytetarë, ndërsa 86 raste janë aktualisht në shqyrtim. 
 
Mësohet sipas grafikut në fjalë se 412 raste janë refuzuar, teksa 123 denoncime janë konsideruar jashtë kompetence. Së fundmi pritet të kuptohet fati i 839 denoncimeve, të cilat janë pjesë e grupit “të hapura”.
 
Gjatë kësaj periudhe, sipas raportit në fjalë mësohet se shumica e denoncimeve i janë “rezervuar” sistemit arsimor me 905 të tilla. Prej këtyre, vetëm 2 denoncime kanë ardhur nga qytetarët. 299 janë në shqyrtim, ndërsa 64 janë refuzuar. Në 511 raste çështjet janë mbyllur, teksa numërohen dhe 6 çështje të konsideruara jashtë kompetence. Pas arsimit, vjen fenomeni i ndërtimeve pa leje me 613 denoncime, më pas shëndetësia me 450 denoncime, e ndjekur nga policia me 403 të tilla. Më pas është sistemi i drejtësisë me 292 denoncime, për të vijuar me hipotekat që mbartin 279 denoncime.
 
Ankesa ka patur edhe në fushën e doganave me 42 denoncime, teksa në lidhje me tenderat janë regjistruar 67 denoncime, energjia 28 të tilla dhe çështja e pronave vetëm 4 denoncime. Duhet theksuar gjithashtu, se denoncimet më të mëdha të qytetarëve, sipas raportit janë në fushën e drejtësisë, me 11 të tilla