BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Të gjithë kundër reformës Çili, universitetet hedhin poshtë ligjin e ri për arsimin e lartë, ja dokumenti që konteston 154 nenet e draftit

Të gjithë kundër reformës Çili, universitetet hedhin
Bie “reforma Çili” në arsimin e lartë. Bien interesat financiare të piramidës arsimore private të Henri Çilit, të vizatuara me kujdes dhe në fshehtësi në projektligjin e ri për arsimin e lartë. Gazeta “SOT” disponon dokumentin e universiteteve shqiptare që, në unison të plotë, rrëzojnë të gjitha nenet e projektligjit të Naim Henri Çilit nga Labinoti dhe Arbjan Maznikut. Është një draft me natyrë mafioze, që kapitullon arsimin e lartë, por që synon shlyerjen me një dorë të borxheve të piramidës mashtruese arsimore të Naim Çilit, i cili me fijet e tij të interesave ka mbërthyer segmente të qeverisë.
 
Nuk bëhet fjalë për një reformë në arsimin e lartë, por për një kapje të arsimit të lartë. Për kthimin e arsimit të lartë në ndërmarrje. Bëhet fjalë për financim të Henri Çilit, me paratë taksapaguesve shqiptar, pasi shpalli Edi Ramën njeriun e vitit, në fund të vitit 2013, ndërsa ndryshoi edhe statusin e bizneseve në donacione, për të mos paguar takse dhe për të marrë fonde nga buxheti i shtetit. Ndaj, për draftin nuk ka pasur shumë polemika dhe kundërshtime. Drafti thjeshtë është hedhur poshtë në bllok nga universitetet. Por si është hartuar drafti? Drafti për arsimin e lartë, i quajtur ndryshe si “reforma Çili”, është hartuar në Durrës nga pesë vetë, nga zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku dhe katërt anonimë.
 
Drafti është hartuar nën kujdesin, orkestrimin, diktimin dhe monitorimin e Henri Çilit, i cili ka projektuar të gjithë llogaritë dhe interesat e tij. Ndërkaq, ishte planifikuar që drafti të shtyhej edhe gjashtë muaj, por sipas burimeve, kryeministri Rama ka thirrur Maznikun në zyrë, duke i dhënë urdhër të hidhet drafti në diskutim. Ashtu siç edhe pritej ky draft është rrëzuar menjëherë nga universitet, ndërsa nëse do të ketë fatin të shkojë në Kuvend, pritet të konsiderohet si provokim i rëndë nga shumë deputetë. Gazeta “SOT” disponon dhe zbardh dokumentin e universiteteve me të gjithë kundërshtitë, kritikat, vërejtjet dhe sugjerimet e drejtuesve të universiteteve, senatit dhe rektoratit për projektligjin e arsimit të lartë. Në dokumentin e hartuar nga universitetet thuhet se, ekipi që ka punuar për reformën duhet të shprehet se në çfarë mase projektligji i hartuar prej tyre ndryshon nga projektligji i hartuar nga qeveria. Vërejtjet konsistojnë dhe në faktin që ligji kërkon një gjuhë juridike dhe korrektim gjuhësor.
 
                                                                                Dokumenti 
 
 
Në dokumentin e këshillat e fakulteteve thuhet se projektligji parashikon disa ndryshime në qeverisjen dhe autoritete e arsimit të lartë dhe ka decentralizuar procedurat administrative nga ministria në agjencitë përkatëse. “Por ka ngatërresa jo vetëm në kompetencat ndërmjet tyre, por edhe në prezantimin e tyre. P. sh., Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë merr përsipër shpërndarjen e fondeve publike( neni15, pika 4 është boshë) dhe garanton kreditë studentore, por është Ministria që ndërmjetëson kredinë ( neni 121). Ka paqartësi në lidhje me kompetencat e emërimit dhe shkarkimit apo anëtarësimin e organeve drejtuese. Konkretisht; Ministri urdhëron shkarkimin e rektorit( ndërkohë që emërohet nga presidenti). Ministri mund të shkarkojë një autoritet drejtues, por këtë e emëron rektori. Rektori nënshkruan kontratat e punës për personelin akademik, dhe pse nuk i emëron dhe zgjedh ai. Rregullimet në ligjin e mëparshëm janë më të sakta dhe në përputhje me precedentët dhe frymën e ligjit, ku organi që emëron mund të bëjë shkarkimin, por me miratim të një organi më të lartë, duke kufizuar riskun e vendimmarrjes jo të drejtë”, thuhet në dokument. Klarita ÇAUSHI
 

Më të lexuarat