BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Telefoni i tij është përdorur për shpërthimet me tritol, për Emirjon Gjutën vendoset "burg pa afat"

Telefoni i tij është përdorur për shpërthimet me
Prokuroria ka ndryshuar kërkesën ndaj Emirjon Gjutës, nga 15 ditë burg, ka vendosur "burg pa afat" për të riun. 
 
Gjuta, i cili është pronari i telefonit që është përdorur për aktivizuar shpërthimin me tritol pranë vendit ku parkonte makinën babai i ministrit Tahiri, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për shpërthimet me lëndë eksplozive që tronditën Tiranën mëngjesin e 10 shkurtit.
 
Ishte prokuroria e cila më herët kishte kërkuar arrest me burg vetëm me 15 ditë për Gjutën, por pas arrestimeve të fundit nga policia për atentatet me bombë ndaj familjes së ministrit të Brendshëm, Prokuroria vendosi të ndryshojë kërkesën në arrest me burg pa afat. 
 
Vendimi u mor këtë të premte nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Emirjoni është kushëri me të dyshuarin tjetër për tritolet, që policia ka shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Vladimir Gjutën, i cili sipas prokurorisë dyshohet se është organizatori i sulmeve ndaj familjarëve të Tahirit.
 
Nga hetimet, Emirjon Gjuta, rezulton pronar i telefonit që do të përdorej për tritolin në rrugën Muhamed Gjollesha shumë pranë vendit ku parkonte zakonisht makinën babai i ministrit Tahiri. Shpërthimi dyshohet se nuk u realizua si pasojë e një defekti teknik, ndërsa policia arriti ta çaktivizonte. Në dëshminë e tij, Gjuta nuk ka pranuar të ketë lidhje me atentatet me tritol, ndërsa ka deklaruar se nuk e njeh personin të cilit i ka shitur telefonin celularë.
 
Në të njëjtën ditë, më 10 shkurt të këtij viti, Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, iu vendos tritol në farmacinë e tij, ku nga shpërthimi u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
 
Për këto sulme 5 persona kanë rënë në pranga së bashku me Emirjon Gjutën:
 
Emiljano Matmuja
Ernest Gjuta
Kamber Bruka
Erjon Dute
Emirjon Gjuta
Vladimir Gjuta (në kërkim)
Baftjar Bruka (në kërkim)