BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Tiranë, Çipa takon studentët e fakultetit të Teknologjisë së Informacionit

Tiranë, Çipa takon studentët e fakultetit të
Ditën e sotme, Drejtori i Policisë Qarku Tiranë Ardian Çipa zhvilloi një tjetër takim me studentë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në ambientet e Policisë së Tiranës.
 
 Në fokus të këtij takimi, ishte bashkëpunimi me studentët për të shkëmbyer ide,  lidhur me parandalimin dhe goditjen në kohë të krimeve kompjuterike në Shqipëri.
 
Më tej Çipa theksoj se, vitet e fundit Shqipëria ka njohur një zhvillim të madh në drejtim të ngritjes së infrastrukturës dixhitale, rritjes së numrit të përdoruesve të Internetit, e cila ka arritur në nivele pothuajse të njëjta me vendet e Bashkimit Europian, teknologjinë e përdorur shtrirjen e sinjalit të Internetit në të gjithë territorin, i cili është gjithmonë edhe më modern.
 
 Po ashtu edhe Policia do të integrohet dhe do të hedhë hapa të shpejta për të luftuar në kohë krimin kibernetik.
 
" Policia, ka në dispozicion një strukturë të specializuar me kapacitetet dhe pajisjet bashkëkohore me njohuri të zhvilluara për hetimin e krimeve kompjuterike dhe ekzaminimin kompjuterik, por ende ka nevojë të punohet në këtë drejtim. Aktualisht, janë 16 punonjës policie që zbatojnë detyra për hetimin dhe ekzaminimin kompjuterik. Ne kemi ndarë këtë strukturë në dy drejtime në përputhje me legjislacionin e penal, atë të hetimit dhe ekzaminimit.
 
Struktura e hetimit të krimeve kompjuterike, ndahet në dy nivele, qëndror dhe atë vendor. Janë të punësuar 10 punonjës policie që mbulojnë kryerjen e të gjitha hetimeve që lidhen me mashtrimet kompjuterike, falsifikimet kompjuterike, mashtrimet me karta bankare të klonuara, ndërhyrjet e paligjshme në sistemet apo të dhënat kompjuterike, krijimin e programeve, viruseve, kodeve, pajisjeve elektronike, për kryerjen e krimeve kompjuterike.
 
Këta punonjës janë trajnuar vazhdimisht nga Departamenti i Trajnimeve në Policinë e Shtetit, programet e asistencës dhe trajnimit në Policinë Shqiptare të SHBA-ve, Bashkimit Europian, vendet partnere të Shqipërisë etj. Këto struktura kanë realizuar një bashkëpunim të frytshëm me homologet e tyre në vendet e rajonit dhe më gjerë nëpërmjet zyrës së Interpolit, oficerëve të kontaktit etj, duke pasur parasysh se një nga veçantitë e krimit kompjuterik është mundësia e tij, për tu zhvilluar në një kohë shumë të shpejtë nga njëri kontinent në tjetrin, duke kaluar të gjitha barrierat e kufijve për çështje sekondash.
 
Po ashtu, Policia e Shtetit para pak kohësh ka nënshkruar një Marrëveshje me Univeritetin e Tiranës për rritjen e cilësisë së kurrikulave, ku përfshihet dhe ato për hetimin e krimeve kompjuterike. Ajo është përfituese e projektit „Cybercrime&IPA“ organizuar nga Këshilli i Europës, për luftën kundër krimeve kompjuterike, në kuadër të të cilit janë bërë shumë trajnime dhe janë përfituar bursa për punonjësit e policisë për studime në master shkencor për hetimin e krimeve kompjuterike dhe ekzaminimin kompjuterik, në Universitetet më të mira të Europës", thuhet në deklaratë. 
 

Më të lexuarat