BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Tola: Duhet kutia e ndihmës së shpejtë dhe trekëndëshi, jo gjoba për të tjerat

Tola: Duhet kutia e ndihmës së shpejtë dhe trekëndëshi,
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola, ka theksuar gjobat që do vendosen në bazë të Kodit Rrugor, ku ka theksuar se të detyrueshme në automjet duhet të jenë kutia e ndihmës së shpejtë dhe trekëndëshi.
 
Ai bëri me dije se të gjithë drejtuesit që janë gjobitur për mungesën e fikses së zjarrit në automjetin e tij dhe jelekut fosforeshent, do t’i anulohet gjoba. Në një kohë kur shumë prej drejtuesve të mjeteve kanë ngritur shqetësimin për kutinë e ndihmës së shpejtë, Tola i bën apel qytetarëve të mos bien preh e abuzuesve, por të tregohen të kujdesshëm duke respektuar nenin 72 të Kodit Rrugor.
 
"Qëllimi madhor është parandalimi i aksidenteve rrugore, sigurimi i jetës së shtetasve dhe kalimi i lirë. Do doja të mos hyja në lojën apo në vallen e atyre që duan të tregtojnë këto mallra. Drejtuesit e mjeteve janë të lutur që në rast se ka patur punonjës së policisë rrugore që mund të jenë ndëshkuar për të tilla raste, zyrat tona janë të hapura, gjithandej mund të ankohen, dhe gjobat për këtë shkelje do bëhen zero sepse nuk ekzistojnë në Kodin Rrugor. Janë të detyrueshme kutia e ndihmës së shpejtë dhe trekëndëshi, që janë të domosdoshme", tha Tola.
 
Drejtuesi i Policisë Rrugore ndalet dhe në debatin e gjobës prej 40 mijë lekë nëse kalon semaforin me të kuqe.
 
"Në Kodin Rrugor nuk janë të parashikuara, në mënyrë taksative fikësja e zjarrit dhe jeleku. Në morinë e 450-500 mijë drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri, janë ndëshkuar këtë 9-mujor diku te 1750 persona që kanë shkelur semaforin e kuq. Që nuk duhet të merakosemi për 1750 drejtues mjeti që në sytë e 450-500 mijë drejtuesve e thyejnë në mënyrë të dukshme semaforin. Vetëm nga 2009 deri në 2014 që flasim sot, ne kemi regjistruar vetëm kryqëzime mosrespektimi i sistemit të sinjalizimit vertikal, 59 raste me pasojë fatale, me plagosje të rëndë me pasojë vdekje", u shpreh Tola.
 
Tola ndalet dhe tek stina e dimrit duke bërë publike një sërë masash që ka ndërmarrë policia rrugore në bashkëpunim me pushtet lokale dhe drejtorin e rrugëve.
 
"Shërbimi i policisë rrugore edhe këtë vit ka përgatitur planet e respektimit të masave për çdo aks rrugor që vitet e kaluara është prekur nga reshjet e dëborës, sigurimi i sasive të nevojshme të kripës ose të elementeve të tjerë që mundësojnë kalimin e lirë të mjeteve", tha Tola.
 

Më të lexuarat