BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Tre shpërthime me eksploziv tronditin kryeqytetin në pak minuta, dëmtohet farmacia e babait të Tahirit dhe banesa e ish-shefit të Komisariatit

Tre shpërthime me eksploziv tronditin kryeqytetin në pak minuta,
Tre shpërthime me eksploziv kanë ndodhur brenda pak orëve të natës së kaluar, duke tronditur kryeqytetin. Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur në pak minuta në tre zona të Tiranës. Ndërsa, nuk është zbuluar akoma nëse ato lidhet me njëri-tjetrin. 
 
Shpërthimi i parë me eksploziv ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, në një farmaci në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Kongresi i Manastirit", pranë spitalit nr. 5 në QSUT. Mësohet se farmacia është në pronësi të babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Bashkim Tahiri. Ndërkohë, ky shpërthim ka shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar. Është bërë e ditur se eksplozivi është vendosur në murin e jashtëm të farmacisë, duke e shembur atë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbulimin e autorëve. Ndërsa, janë ngritur pika kontrolli në të gjithë kryeqytetin.
 
Vetëm pak minuta më vonë, ka pasur një tjetër shpërthim me eksploziv, rreth 50 m në vijë ajrore nga vendi i shpërthimit të parë. Mësohet se shpërthimi i dytë ka zënë vend në rrugën "Arben Minga", pikërisht në banesën e ish-shefit të Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, Alfred Numani. Ky i fundit nuk është pjesë e policisë prej disa muajsh. Mësohet se edhe në këtë shpërthim nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. 
 
Shpërthimi i tretë ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit, në rrugën "Muhamet Gjollesha" pranë shkollës "Vasiil Shanto". Mësohet se në këtë rast lënda eksplozive është vendosur në rrugë, shpërthimi i së cilës është kontrolluar nga policia. 
 
Në lidhje me këto ngjarje tronditëse të pak minutave, forca të shumta policore kanë bllokuar rrugën e kryeqytetit, për të identifikuar çdo person të dyshimtë, që mund të ketë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, është bërë e ditur se janë ngritur pika kontrolli të efektivëve të repartit "Shqiponja". 
 

Më të lexuarat