BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Tritol në makinë biznesmenit me precedent penal, policia heton për lidhjet e vjetra

Tritol në makinë biznesmenit me precedent penal, policia heton
Shpërthim tritoli në qytetin e Krujës. Këtë herë pre e shpërthimit ka qenë automjeti i një biznesmeni në këtë qytet, ndërsa mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së premtes. Burime zyrtare nga Policia e Krujës kanë bërë me dije se në orën 20:15 të së premtes, në lagjen numër 1 të Krujës, ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozivi e vendosur në automjetin tip Benz, me targa AA 697 ER. Sipas të njëjtave burime, mësohet se automjeti i cili ka rënë pre e shpërthimit me tritol është në pronësi të shtetasit Eduart Çela, 45vjeç. Automjeti mësohet se në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë i parkuar para një lokali në qytet. Sipas policisë, nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur vetëm dëme të mëdha materiale dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes janë shprehur se nuk kanë parë asnjë person që të afrohet pranë automjetit të 45-vjeçarit në momentin që ajo ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie lënde plasëse. Ndërsa, edhe vetë pronari i saj është marrë në pyetje në komisariatin e Krujës, por burime nga policia bënë me dije se ai është shprehur se nuk e mendon se kush mund ta ketë bërë këtë. Ndërsa, Policia e Krujës bën me dije se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave që e kanë vendosur lëndën plasëse në automjetin e 45-vjeçarit Eduart Çela. Po ashtu, mësohet se 45-vjeçari është pronar i një lokali në lagjen numër 1, në qytetin e Krujës, si dhe bashkëpronar në disa biznese në kryeqytet. Burime nga policia kanë bërë me dije se personi të cilit iu vendos lëndë plasëse në makinë nuk është një emër i panjohur në drejtësi, ku mësohet se ai ka qenë i dënuar me 5 vite burgim për trafik drogë, dhe pasi ka bërë tre vite është liruar me kusht. Sipas policisë, pista kryesore e hetimit është në këtë drejtim, lidhur me akuzën për të cilën Çela ka kryer një dënim. Të njëjtat burime bënë me dije se një tjetër pistë hetimi është ajo e konkurencës në biznesin që Çela ushtronte në qytetin e Krujës. 
 
Shpërthen mina në derën e shtëpisë 
 
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm një minë ka shpërthyer në derën e një banese në qytetin verior të Bajram Currit. Burime zyrtare nga Policia e Bajram Currit kanë bërë me dije se mina ka shpërthyer në derën e jashtme të një shtëpie dy katëshe, e cila mësohet se është në pronësi të Bajram Mustafa. Të njëjtat burime bënë me dije se fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që është krijuar nga mina e vendosur në derën e banesës së familjes Mustafa, i cili ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit të ditës së djeshme, nuk ka pasur asnjë të dëmtuar. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë familjarët kanë njoftuar uniformat blu të Bajram Currit. Mësohet se familjarët janë shoqëruar për në ambientet e komisariatit për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me shpërthimin e minës në shtëpinë e tyre, por mësohet se ata janë shprehur se nuk e imagjinojnë se kush mund ta ketë bërë një veprim të tillë, pasi nuk ndodhen në konflikte me askënd. Ndërkohë, policia e cila ka mbërritur në vendngjarje është duke hetuar për të zbuluar shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje, ndërsa materialet në ngarkim iu referuar prokurorisë së rrethit për vazhdime të mëtejshme proceduriale. Xhentila GJOSHI