BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Universitetet e mbyllura, MAS: Studentët të paraqiten për të tërhequr dosjet

Universitetet e mbyllura, MAS: Studentët të paraqiten për të
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar të gjithë studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë që i'u është hequr licenca dhe që nuk kanë tërhequr dosjet e tyre me dokumentacionin përkatës pranë IAL-ve, se ditën e hënë 23.09.2014 fillon tërheqja e dosjeve pranë MAS.
 
Pas inventarizimit dhe sistemimit të dosjeve nga grupet e punës në MAS, ditën e hënë 22.09.2014, ora 09:00 deri 16:00, do bëhet shpërndarja e dosjeve të studentëve që nuk i kanë marrë ato nga IAL-të private: “Universiteti Planetar i Tiranës”; “Justiniani I”; “Medikadent; “Universiteti Amerikan i Tiranës; “Medikom”; “Universiteti Kristal”; Akademia Pedagogjike Tiranë dhe Shkolla e Lartë Private e Edukimit.
 
Për shkak të numrit të lartë të dosjeve që IAL-privat “Vitrina” ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, studentët e këtij institucioni do të vijnë të tërheqin dosjet e tyre pranë MAS, duke filluar nga dita e martë, 23.09.2014 e deri në datën 29.09.2014.
 
Ndërsa për studentët e IAL “Vitrina”, MAS do të publikojë në ditët në vazhdim grafikun se si këta studentë do të tërheqin dosjet e tyre, ndërsa këta të fundit duhet të ndjekin vazhdimisht faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe faqen zyrtare të MAS në facebook, ku do të publikohen listat e studentëve, data dhe ora, kur ata duhet të vijnë të tërheqin dosjet e tyre pranë MAS. Të gjithë studentët duhet të paraqitet personalisht në MAS për tërheqjen e dosjes së tij, i pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm, vetëm në datat e parashikuara nga MAS.
 
MAS merr përsipër t’i dorëzojë studentit vetëm dosjen origjinale të dorëzuar nga IAL-ja pa hequr apo shtuar asnjë dokumentacion tjetër. Përgjegjësia për dosjet me dokumentacion të paplotë, të gabuar, të pasaktë apo me mungesa në dokumentacion është në ngarkim të IAL-së që ka përgatitur dosjen.
 
Në lidhje me numrin e matrikullimit
 
Studentët e pa pajisur me numër matrikullimi nuk mund të transferojnë studimet e tyre në asnjë IAL publike apo private në Republikën e Shqipërisë. Studentët që kanë tërhequr dosjet e tyre pranë IAL-ve që iu është hequr licenca, por që në dosje nuk kanë asnjë dokumentacion ose reference të numrit të matrikullimit, mund të dërgojnë kërkesën për t’u pajisur me numër matrikullimi, nëse ky numër i është akorduar, nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), në adresën e email [email protected] duke saktësuar të dhënat:Emër; Mbiemër; Atësi; Datëlindje; Emërtimi i programit të studimit;  Mbiemër; Atësi; Datëlindje; Emërtimi i programit të studimit; Emërtimi i IAL-së ku ka ndjekur studimet;Cel si dhe kontakti.
 
MAS bën me dije se studentët duhet  të bëjnë kërkesën e tyre për numër matrikullimi përpara datës 29 shtator. Më pas Ministria e Arsimit do të kryejë verifikimet me AKP dhe do të pajisë eventualisht studentin me dokumentin përkatës. Studenti nuk duhet të paraqitet në MAS pa u njoftuar, pasi ai do të njoftohet për datën dhe orën e tërheqjes së dokumentit me e-mail në adresën e përcaktuar prej tij në e-mail e dërguar. Studentët që do të tërheqin dosjet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe që u mungon numri i matrikullimit do të pajisen me të, nëse AKP ka lëshuar numër matrikullimi, kur të tërheqin dosjen e tyre pranë MAS. Ministria e Arsimit dhe Sportit merr përsipër vetëm verifikimin përmes Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) të të gjitha rasteve kur nga IAL-ja nuk është shënuar numri i matrikullimit në dokumentacionin përbërës të dosjes, dhe i lëshon studentit një vërtetim tip ku përcaktohet, eventualisht, numri i matrikullimit që i është akorduar nga AKP, ose në të kundërt, një vërtetim që ky student nuk është pajisur ndonjëherë me numër matrikullimi për arsye të parregullsive të vërejtura në dokumentacionin e dorëzuar nga IAL-ja përkatëse sipas kuadrit ligjor në fuqi.
 
Njoftohen të gjithë studentët se nga data 29 shtator, deri në orën 12.00 të datës 3 tetor 2014, nga ana e studentëve, kryhet aplikimi, për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara.
 

Më të lexuarat