BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Vendimi i qeverisë: Ja kategoritë e studentëve që nuk do të paguajnë tarifën e studimit

Vendimi i qeverisë: Ja kategoritë e studentëve që nuk do
Përjashtohen dhe rekrutohen nga tarifa e shkollimit studentët që i përkasin kategorive të invalidëve, paraplegjikëve, tetraplegjikëve, personave që nuk dëgjojnë ose shikojnë, invalidëve të punës, jetimët, romët dhe fëmijët e ish të përndjekurve politik. Ky vendim është i vlefshëm për vitin akademik 2014-2015. Në një vendim qeverie, Këshilli i Ministrave ka bërë publik listën me kategoritë e studentëve, të cilët nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit, ose do e paguajnë atë me 50 %. Kështu, krahas kategorive kategoritë e lartpërmendura, për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme, përfshihen dhe familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës. Sipas VKM, bëhet fjalë për studentët që ndjekin programin e studimeve me kohë të plotë të ciklit të parë, programet e studimeve jouniversitare profesionale, programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”, “Master i Arteve të Bukura” në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2014-2015. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet publike të arsimit të lartë. Ky vendim do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
 
Vendimi
 
Përjashtimi i kategorive nga pagesa e tarifës së shkollimit është bërë në varësi të programit të studimeve. Pagesa do të bëhet përgjysmë, pra 50%  nëse studentët do të jenë në ciklin e studimeve master, ndërsa nëse do të jenë në ciklin e parë të studimeve ajo do të jetë totalisht falas. Kështu, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët, që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që vijnë nga shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/dëgjojnë, jetimët, romët, paraplegjikët e tetraplegjikët, ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, fëmijët e personave që juanë dëmtuar me heqje lirie gjatë regjimit, personat e prekur nga sëmundje të rënda, siç është Sida, etj. Po ashtu do të paguajnë 50% të tarifës vjetore të shkollimit studentët, që ndjekin ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” ose “Master i Shkencave”, “Master i Arteve të Bukura”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që vijnë nga shtresat e lartpërmendura. Klarita ÇAUSHI
 

Më të lexuarat